• |
ide | kryesore

Dy variantet/ Rama lan duart për 800 ton mbetjet që vijnë në Durrës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Supozohej që e vërteta do të qartësohej më tej në përgjigjien që Edi Rama do t’i jepte Gazment Bardhit në parlament për 800 ton mbetje që po kthehen në Durrës pasi u refuzuan nga Tajlanda. Por me fjalimin e mbushur me mllef, cinizëm dhe sharje për opozitën që kërkon llogari, kryeministri vetëm sa e shtoi mjegullën mes së cilës lundrojnë dy anijet me lëndë kimike.

Gazment Bardhi gjate interpelancës me Edi Ramën në kuvend
Gazment Bardhi gjate interpelancës me Edi Ramën në kuvend

Sepse në përgjigjen e tij, Rama la të hapur të dy variantet që janë përfolur deri tani për tonelatat me lëndë kimike që alarmuan organizatat ndërkombëtare të ambjentalistëve.

VARIANTI I PARE, MBETJET NUK JANE TE RREZIKSHME

Meqënëse letrat në doganë “janë kopsitur”, Edi Rama ka shpërthyer në sharje kundër atyre që e kanë pyetur për lëndët kimike dhe kundër atyre që kanë kërkuar transparencë për këtë çështje. Sipas tij, skandali u shpik nga kokat e sëmura që janë prekur nga psikopatologjitë, të atyre që shkruajnë fletërrufe dhe të atyre që udhëhiqen nga fantazi malinje” , që ka për qëllim “helmimin e shqiptarëve” përmes burimeve dixhitale.

“A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të bëra me dije publikisht, në çdo deklaratë, e në çdo dokument të paraqitur nga subjektet private, si pjesë e procedurave të eksportit, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme” u shpreh kryeministri në parlament.

Për Ramën mjafton që certifikata e analizës së mallrave tregon se këto “mallra nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e parashikuara në Kodin Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme” dhe për pasojë është “alogjik” aludimi për mosveprim të administratës portuale apo asaj detare, një hamendësim që sipas tij vjen nga “të njëjtat burime ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike”.

E vërteta është pak më ndryshe. Fillimisht ishin autoritetet tajlandeze që refuzuan të pranojnë në territorin e tyre mbetjet e nisura nga Shqipëria, sepse ndryshe nga çfarë parashikohet në ligjet ndërkombëtare anijet ishin nisur pa marrë më parë miratimin e shtetit pritës.

Denoncimi fillestar në media u bë nga media amerikane me reputacion global Bloomberg, që raportoi se 800 ton mbetje që transportoheshin nga Shqipëria ishin refuzuar nga Tajlanda dhe tani po ktheheshin mbrapsht.

Po ashtu, ishte organizata ndërkombëtare ambjentaliste “Rrjeti ndërkombëtar i Bazelit” që e ndoqi me interes këtë çështje duke ngritur dyshime të forta se ngarkesat me lëndë kimike ishin tentuar të trafikoheshin drejt vendeve aziatike në shkelje të konventave ndërkombëtare.

Duke i shumëzuar të gjitha këto me zero, Rama akuzon opozitën dhe mediat në Shqipëri që minimumi kanë bërë ndonjë përkthim, ndërsa maksimumi kanë publikuar ndonjë informacion të hetimeve të prokurorisë dhe reagimet e plota të ministreve të tij, të mjedisit dhe të transporteve.

VARIANTI I DYTË, MBETJET JANË TË RREZIKSHME POR FAJIN E KA EKSPORTUESI

Në daljet e tij publike, Edi Rama mund të ketë bërë me dhjetëra vërejtje për t’i kujtuar intervistuesit se ai asnjëherë nuk flet me “sikur”. Por në përpjekej për t’i shpëtuar përgjegjësit e skandalit të 800 ton mbetjeve që po udhëtojnë drejt Durrësit, e ka bërë edhe këtë. Sepse nuk jep dot garanci se mbetjet nuk ishin të rrezikshme.

“Edhe sikur këto mallra të deklaruara të ishin të rrezikshme, transporti i tyre në rrugë detare nuk është asesi i ndaluar, as nga legjislacioni kombëtar, as nga ai ndërkombëtar” u shpreh kryeministri.

Por në këtë rast, një përgjegjës duhet të ketë. Sepse dy anijet pritet të mbërrijnë në Durrës në muajin shtator. Kush do të përgjigjet para prokurorisë për plehrat që do të shkarkohen në Durrës?

Kurum thotë se mbetjet i ka prodhuar por tani i ka shitur. Me një deklaratë zyrtare, kompania nuk pranon më përgjegjësinë për to, ndërsa kërcënoi për disa ditë me mbylljen e furrave dhe lënien pa punë të qindra familjeve në Elbasan.

Ish-drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu ne postin e Ministrit të Mbrojtjes
Ish-drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu ne postin e Ministrit të Mbrojtjes

Ish-drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu tani është i paprekshëm nga prokuroria e Durrësit. Pak ditë pasi u mësua për skandalin ai u katapultua nga Rama si Ministër i Mbrojtjes. Duke qenë tashmë një zyrtar i lartë, Vengu mund të hetohet vetëm nga SPAK, që nuk ka ndonjë hetim për këtë çështje.

Kompania gjermane “EMS Shipping and Trading GMBH” u largua nga koncesioni i menaxhimit të kalatës lindore të portit të Durrësit. Menjëherë pas skandalit, ia shiti aksionet një kompanie kroate për një vlerë të paguar prej 13 milionë eurosh. Transaksioni nuk kishte asnjë logjikë ekonomike, për sa kohë porti do të kalojë për ndërtimin e pallateve të Alabar.

Në këto kushte, e vetmja që mbetet për t’u faktuar është kompania e transportit Sokolaj sh.p.k. Këtë bëri edhe Rama në fjalimin e tij.

“Në rast se eksportuesit kanë kryer ndonjë mashtrim, nuk janë politikanët dhe aq më pak pastaj janë tellallët e penxhereve dhe tenxhereve të çorbës politike të Tiranës që mund të ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja e tij, por janë organet hetimore ligjzbatuese, të cilat si gjithnjë ne i mbështesim pa kushte, sepse për ne janë institucione të drejtësisë, nuk janë sipas oreksit institucione të drejtësisë apo organizata kriminale në të njëjtën kohë dhe me të cilat bashkëpunojmë në çdo rast, pa kushte” tha Rama, duke mohuar përgjegjësitë e institucioneve shtetërore.

Lexo edhe: Maersk: Kontejnerët me mbetjet toksike do të kthehen në Shqipëri

Lexo edhe: Aleanca Kundër Importit të Plehrave: Zhgënjyes reagimi i qeverisë për skandalin me mbetjet

Me pak fjalë, kufijtë e Shqipërisë janë në dorë të eksportuesve. Nëse rastis që të trafikojnë armë, drogë apo çfarëdo tjetër, shteti nuk ka asnjë përgjegjësi. Çështja është që skandali me mbetjet nuk përfundon këtu. Në pikëpyetje mbetet destinacioni përfundimtar i dy anijeve të kompanisë Maersk që  janë duke udhëtuar drejt Shqipërisë. Ku do të përfundojnë 800 ton lëndë kimike? A do të pranohen brenda territorit shqiptar? Kush do të paguajë për trajtimin e tyre? Për këto, qeveria nuk bën dot sikur nuk ekziston./Lapsi.al


23 Comments

    1. Mbani mend Mir ju fisi komunist DHE pregatituni per te kush ven dor mbi jeten nderon pronen njerzore do ket pun me Zotin e njerzve DHE vet njerzit cfar te mbillni do korrni thotë:

      Nje gje eshte e sigurt qe e verteta eshte krijuar me fjal DHE vepra DHE funksionon saj I percaktuar nga Zoti madherishem nuk ndryshon.shikojeni veten NE pasqyren e te vertetes NE menyre qe te mos vetzhgenjeheni.pasi qe Zoti botnave e krijoj ti funksionojne angazhimi sejcilit perveten e tije dobi nese Mendon flet DHE veproni drejt me hak sic thot I MADHI Zot ose kunder vetes vet nese eshte NE te kunder e pret ndeshkimi Zotit DHE njerzve nuk shpeton cfardo qe te bejne me perjashtim te pendimit sipas kriterit qe Zoti madherishem percaktoj per to ju keti popull I grabitet pronat slat padrejtesi pa I bere ju paralajmroj se treguesi e shvillimit Jane trishtues per ju skeni ku fshiheni vetpastrim ose vetshkatrrim me perfundim ndeshkim perse behet komenti si dobi per ju kujtes ju Doni sukses NE angazhim Jo ndeshkim suksesin jua jep vetem e verteta me fjal DHE vepra nuk ju Dua te ndeshkuar .pasi Zoti krijoj mundesi shpetimi jeten sprov te gjith me ego pa fund te gjith te paditur te gjith gabimqar por Jo te pandreshem askush I tepert DHE I pavler na dha logjik udhezim per te na lartesuar meditoni binduni pendohuni o njerez se nuk ju larteson padrejtesija kurr NE histori njerzore kujt hajduaga si kan then edhe hajdut me shperblim aga po hadut DHE ndeshkim kriminel ju ftoj te ndryshoni me nergjegje NE koh qe koha tju ndryshojn me hakun qe sjell

    1. Ne fakt tall kocet me shqiptaret, te cilet i vjedh, helmon e genjen sipas qejfit dhe ata kenaqen me batuat e liderit boteror

  1. Plera i Surrelit🙈super plerat qe jan prapa pleres se Surrelit, qar i kan ber ketij populli keta plera as varri s ka per ti qasur brenda.

  2. Eshte e habitshme se sa here qe i gjati ine kapet gafil apo me duart ne thes behet shume me agresiv e shume me harbut sesa i nje te revoluri kur i eshte bere nje padrejtesi . Sa me shume gafil kapet ne vjedhjet dhe maskaralliqet e tija aq me shume bertet e ngerdheshet ky hoorr horri . Pse flet me kete gjuhe qe eshte me e ndyre se sa e nje kodoshi para haremit te tij te prostitutave qe nuk kane pas asnje klient nje nate me pare ? Ke kerkon te tremben ky horr kur dihet se te tijet i ka te tredhur e memecer te çertifikuar dhe kundershtaret i ka blere me marrveshjet e bera dhe me tendera e leje ndertimi ? Mos valle i gerrhushet popullit te tij ? Jo !
    Ky e ka kuptuar qe populli nuk e beson me , ky e ka kuptuar qe para çdo shqiptari eshte nje hajdut i rendomt xhepash , ky e ka kuptuar qe para çdo shqiptari (edhe mavi qofte) eshte nje genjeshtar patetik qe i kane mbaruar edhe genjeshtrat dhe mendon se duke sulmuar me shume e ofenduar akoma me shume mbetet ende i besueshem para elektoratit te tij si ne 2013 . O i gjati ine , ty jo qe nuk te beson me asnje (edhe mavi qofte) por as ti vete nuk i beson me ato qe thua . Propagandes tende boshe i erdhi fundi . Je bere i shplare fund e krye . I ke bere aq pislliqe e maskaralliqe ketij kombi saqe tani te ka hyre tartakuti ne bark . Eshte fillimi i fundit dhe ti e ndjen friken sepse ne vetvete ti e dine qe nuk je luan siç hiqesh por nje lepur i lemetitur edhe nga cicerima e nje zogu . Ti e dine se hak pa marre e gjak pa lare nuk ka , karma nuk harron . Te kemi lene te Madhin Zot o xhepist .

    1. Pse e habitshme? Eshte instikti vetmbrojtjes. Ky de fakti esht qeverria e ologarkeve, de jure esht e popullit Te tilla jan gjith perendimi por me mbylljen e kapitullit te lufted se fltoht e hoqen masken e demokracise se rreziku kaloi e tani gjithe te ashtuquajturat Dhjerokraci perendimore, kane nxjerre dhembet popullit e i skermiten lirise e te drejtave te njeriut (e fudmit karte kjo e mbetur nga kapitulli luftes se ftohte).
      Rama haptaz vepron kundra populllit kombit, ne interes vetem te ologarkis qe i rreshtohet dhe e financon, dhe padroneve te tij nderkombetare.

  3. Jo mo. Qeveria nuk ka pergjegjesi per plehrat. As per ndotjen, ushqimet, ilacet. As per arsimin, trafikun, shendetesine. Sigurisht as per rendin e drejtesine. Ne e paguajme qe te zgjidhe hallet e botes dhe konfliktet nderkombetare. Qe tu jape mend atyre kaqolave te Europes e te Amerikes. Jo qe te merret me keto vogelsirat tona. Ku ka kohe ai per ne

  4. “Bardhi është konsideruar arkitipi i haremit. Janë qesharakë shumë, ky është më qesharaku. Kështu është ndërtuar, PD ka mbetur në këtë situatë. Sali Berisha nuk krijon gjëra të vërteta, të dobishme, të ndershme. Ky shëmtim i madh, i rrinë poshtë ballkonit.Do vij dita qe dhe salihun do e dergojne per mbetje toksike qe ky vend te shpetoje.

    1. ilacet o kariiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii………………………
      juhuuuuuhuuuuuuuuuuu…………………….kariiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  5. Mbetjet janë të rrezikshme dhe fajin e ka qeveria jo për neglizhencë por trafik të lëndëve të rrezikshme në bashkëpunim me mafia italiane. Dhe për këtë po heton BE pikërisht në pikënisjen Italinë si anëtare e saj. Se për Spakun as që mendohej të hetonte se janë krime intelektuale!!!! Hetojnë se si të shpëtojnë kupolën e të dënojnë ata që i çon Rama!!!!Byrekut sa kanë filluar ti hapen petët. Do ndodhë siç ndodhi me fondet për bujqësinë por kjo është tepër e rëndësishme për Europianët. Do ta kthejnë këtë çështje në politike sepse ajo është promotori i kësaj afere. Rama,qeveria!!!

    1. RAMA ESHTE VEC NJI MOOOOSTER SUPER MOSTER NJI HALE. GLOBALE QE I MER ERE. BALLUKAT SPIROPALAT KURVAT E DEPUTETEVE QE I MBAJNE SEHIR KETIJ MOSTRE TE NDYRE
      POPULLIT PO JA MERR. FRYMEN PER SE GJALLI KY MOSTRA PISLLIK SUPER NEPER TIRANE. NEPER SPITALE NUK TE KAP NJERI ME DORE PO NUK DHE LEK
      NJI RAST PER LINDJE VAJTEM NATEN PER TE LINDUR MBESA ME OPERACION NUK E KAPTE ME DORE DOKTORI DUA LEK I GJETEM BORZH DHE NE MENGJES E OPEROJ SA PER TER NATEN GJETEM LEKET. E FRIKSHME NEPER. SPITALE
      KJO ESHTE SHQIPERIA. QE DUAM
      O POPULL RRINI FLINI GJUME

  6. Kush do të bëhet si Azemi nga këta që janë në PD? Gazment Bardhi? Ai është gati të bëjë autokratikë çdo ditë që i ka shpëtuar goja e ka thënë “babi i Zenit”.

    Flamur Noka? Ai dhe po e pa ëndërr të flasë kundër Berishës, shkon i kërkon falje të nesërmen, se siç thotë populli “ëndrra janë, ndoshta dalin”.

    Tritan Shehu? Siç patë thënë Azemi për të, sa vetë i mblidhen atij në sheshin “Skënderbej”, atij i mblidheshin kur i binte goma e makinës në Fan të Mirditës.

    Luçiano Boçi? Ai është gati të rrihet me grushte me ata që guxojnë të bëjnë humor me Berishën.

  7. SKANDALI: Ilir Meta i ka ofruar për 300 mijë euro përmes Fahri Balliut, dekoratën e lartë Sulejman Rexhepit, kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë.

    Më poshtë pjesë nga libri i tij, faqe 104:

    Në një ndeje të veçantë me botuesin e Gazetës 55, z. Fahri Balliun si dhe gazetarin që i thotë vetes “mjeshtër i madh”, pas drekimi të përbashkët me Ilir Metën, Fahri Balliu më tërhoqi në një kënd dhe më tha që, mos të rri e mos ta takoj shum Ilir Metën, sepse, edhe ashtu është shumë i dyshimtë. Mileti do të pyesi se, çfarë i lidhë Ilir Metën me Sulejman Rexhepin? Prej kur këta dy shokë? Edhe ashtu është nën llupën amerikane si njeri më i korruptuar në vend, prandaj, gjithçka që më duhet prej tij duhet të shkojë përmes Ferdinandit dhe meje, më tha Balliu.

    Më thanë që unë t’i bëja gati lekët se gjithçka do të shkojë si në tëlynë. Nëse e do nevoja Ilir Meta do të vie edhe në Shkup dhe në sy të shkijeve do të ma dorëzojë dekoratën presidenciale. Çmimi për blerjen e dekoratës tashmë ishte caktuar, fiks 300 mij euro, kurse ceremonia spektakolare që do të përgatitej me këtë rast do të kushtonte minimum edhe nja 120 mij euro!

    Nga pala shqiptare nuk do të kishte kurrfarë problemi, sepse tashmë e kishte hapur portën e madhe z. Donald Trampi. Ilir Meta do ta kishte shumë të lehtë për ta justifikuar ndarjen e dekoratës, madje duke u motivuar nga dekorimi me dekoratën nga ana e presidentit amerikan. Kur më dekoron presidenti amerikan, pse të hezitojë presidenti shqiptar! Fundja, mua më duhej kjo dekoratë, le të kushtojë sa të kushtojë. Myslimanët ma kanë hak këtë dekoatë, i kam udhëhequr, ua kam zhvilluar jetën fetare islame, i kam shkolluar, i kam ngritur kulturalisht e fetarisht, i kam prezantuar denjësisht brenda e jashtë! Tani, le të ma paguajnë këtë dekoratë!

    E shoh që djemëve të mij nuk i bëhet shum qejfi, sepse më me ëndje do t’i zhvasnin ato 3-400 mij euro se sa të shkonin në xhepin e Ilirit dhe të sekserëve të tij. Megjithatë, më duhet mua, kam frikë se po më del shpirti me nofkën “Zharko” të pafshirë. Kjo dekoratë do t’i eliminojë të gjitha pseudonimet policore të cilat po ma nxijnë jetën.

    Atyre ju dola hakut, ja, me paratë që u grumbulluan për t’u ndihmuar shqiptarët e Hasanbegut dhe rrethinës që u përmbytën nga vërshima tragjike, Sulës së vogël ia bleva Golf 7-shin, direkt nga salloni, 37 mij euro. Po kaq ia dhashë edhe nipit tjetër, djalit të Zuhejrit i cili, e shoh unë, gjithnjë e më shumë po më hidhërohet se po e favorizoj nipin tjetër, djalin e Zeglulit, Sulën e vogël. Nuk më bëjnë punët! E kam sjellë veten që dashurinë e bijve të mi ta blejë me para! Apo unë nuk po lë pas kurrfarë pjelle, djem që e duan babain e tyre vetëm për para! Edhe njëra edhe tjetra!

    Javën e ardhshme, në Strugë do të takohem me Fahri Balliun dhe Ferdinan Samarxhiun, për t’ua dorëzuar ratën e parë prej 80 mij euro. Një javë më vonë do të takohemi në Pogradec, te qendra turistike “Drilon” dhe, aty do ta marrin ratën tjetër prej 70 mij euro. Aty do të caktohet dita kur do të më duhet ta jap tërë shumën kurse këta miq të mij do të ma tregojnë datën e saktë se kur do të organizohet ceremonia e ndarjes së dekoratës presidenciale enkas për mua, liderin historik të myslimanëve të Maqedonisë. Jo vetëm lider fetar, por edhe kombëtar, sepse, asnjë nga liderët, as nga politikanët, as nga veprimtarët e ndyshëm, nuk është dekoruar nga presidenti shqiptar. Ja, unë Sulejman Rexhepi, me plotë meritë – do të dekorohem nga i madhi dhe i ndershmi, ekselenca e tij, z. Ilir Meta”.

    —————-

    PS: Që skandalet e rilindjes vazhdojnë pa karar, kjo dihet. Por që këta të opozitës hiqen si të ndershëm kur përditë i dalin fakte kundra, kjo s’ka vend ku të rrijë! Tani, ose Likja duhet të hedhë në gjyq këtë Sulejmanin (sharlatanin) fetar, ose ta mbajë me shëndet akuzën dhe Spaku duhet të veprojë. Që Likja bën pazare me Baba Mondin, kemi dëgjuar thashetheme. Por që qënka pazarxhi fetar me të tërë, kjo është skandaloze!!!
    Likja thotë që ka Zot, por sharlatanët e fesë i do për pazare dhe vota “besimtarësh”!

    1. Duhet të presim me durim, se me siguri shtatori do jetë plot me skandale. Jo vetëm shtatori , por rrezik deri maj 2025 sa të vijnë zgjedhjet do dëgjojmë thagma nga sharlatanët dhe hajdutët e politikës.

      1. Populli ça bën, se kurvat atë punë kanë, sa më shumë skandale aq më mirë është, se mësohet mileti me të keqen. Kush është ngopur me skandale dhe nuk pret dot më për skandale më të mëdha të bordellos politike dhe kurvave të saj, atëherë të ngrihet në protestë. Pra mos prisni sa t’i bien bolet dashit. Ngrihuni! Por ngrihuni për veten tuaj e jo për Saliun e Metën.

  8. Në një postim të fundit në rrjetin e tij social Facebook, ish-kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj shpifjeve të publikuara nga disa media shqiptare.

    Ai ka mohuar kategorikisht lidhjen e tij me shkrimet e publikuara në gazetën “Tema” të Mero Bazes dhe në portalet e tjera të cilat ai i cilëson si të afërta me qeverinë “Rilindja”

    ———-

    PS: Shpifje? Nga e nxori Mero artikullin? E sajoi? Edhe faqen 104 të librit? Atëherë hidhe në gjyq Meron, o Sulejman, o sharlatan fetar!

  9. Ata që bërtisnin që SPAK s’ka prova, përse nuk bëjnë transparencë dhe ja japin shqiptarëve të gjykojnë nëse aty, në 500 faqe prokurorët e SPAK kanë gjetur prova apo jo?

    Pse tremben? Pse e ruajnë në sëndyqet e errëta të shtëpive, fondacioneve, pallateve, kullave, vilave, transfertave bankare, sponsorizimeve politike e të tjera e të tjera?

    Është e paprecedentë në Shqipëri, që individë që e konsiderojnë veten të pafajshëm, të mos dorëzojnë në media atë që ata e konsiderojnë skandaloze duke bërë akuza tepër të rënda e të përditshme për prokurorët e SPAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *