• |
ide | kryesore

Guterres: Ajo që po ndodh në Gaza është e papranueshme

Arkiva, Planet
izraelit, Guterres



Ajo që po ndodh në Gaza është krejtësisht e papranueshme, tha në X sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Një shkollë e shndërruar në një strehë për 12 000 njerëz u godit nga sulmet izraelite. Gjashtë nga kolegët tanë të UNRTWA-s janë mes viktimave. Këto shkelje dramatike të së drejtës ndërkombëtare humanitare duhet të ndalen tani”, shtoi Guterres.

Autoritetet palestineze deklaruan se të paktën 14 persona u vranë në një sulm në një objekt të Kombeve të Bashkuara në Rripin qendror të Gazës.

Stafi i spitalit tha se 14 persona u vranë në incidentin në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Ndërtesa ishte një ish-shkollë e operuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric tha se ”objekti i OKB-së nuk duhet të sulmohet ose të përdoret kurrë nga grupet ushtarake”.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore izraelite tha se u godit një postë komande dhe kontrolli e Hamasit në Nuseirat, pasi mori masa për të minimizuar rrezikun e dëmtimit të civilëve.


2 Comments

  1. Bota pati shum marrveshje DHE I respektojn por Tani qe nuk respektohen perfunduan te gjith te zhgenjyer por kushdo qe I stimuloj krijoj nxitim arriti I menaxhojm per interesin e vet keto organizma marrveshje ligjet DHE Tani don ti prish Mendon se ja holli te gjitheve apo ka luajtur sic deshi me boten ai NE faktet ja holli vetes vet pasi cdo zhvillim ka analiz reflektim pergjegjsit Jo shum koh pas do japin dhogarit padrejtesija nuk eshte krijuar te funksionojn me shperblim por pendim hak largimi prej saj ose ndeshkim shkatrrim ligjet hyjnore as nuk zhdukeni as ndryshohen kush I ndryshon me fjal do ta rrenojn veprat qe Ben

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *