• |
ide | kryesore

“Jam futur si mysafir kam dalë si familjar”: Daja tregon emocionet e përballjes me të shkuarën

Sport
Daja



“Derbi është një ndeshje e veçantë. Na duhet të krijojmë qëndrueshmëri në lojë dhe pikë. Në dy ndeshjet e fundit janë marrë 4 pikë. Barazimi i sotshëm ka shumë vlera. Partizani dhe Egnatia janë 2 ekipe që kanë pikësynim marrjen e kampionatit. Bashkë me ndonjë ekip tjetër”. Ilir Daja debuton në pankinën e Dinamos në një derbi emocionues të mbyllur në barazim 2-2 me dy gola në kohën shtesë. Tekniku gjeti përballë menjëherë të shkuarën, skuadrën e fundit që drejtoi në Superiore, para se të shkonte te Ballkani. “Rikthehem në shtëpi. Pavarësisht se kam pasur shumë shtëpi, ku kam shkuar si mysafir dhe kam dalë si familjar. Rikthehem në momentin e duhur për të nisur një cikël”.

ELOZHE DINAMOS

Një Dinamo që u duk e ndryshuar si me dorë, edhe pse koha në dispozicion të teknikut ishte e vogël. Sidoqoftë, Daja nuk merr asgjë për vete, duke i lënë elozhet për skuadrën: “Kjo Dinamo, edhe kjo lojë e sotme, gjithë merita i takon lojtarëve. Brenda një javë nuk mund të bësh shumë gjëra. Me plotësimin e grupin, edhe me ndonjë element tjetër cilësor, me ardhjen e kondicionit të Alijit dhe Tolit. Me rikthimin e Gudiabit, Qefalisë, do të kemi më shumë mundësi zgjedhje. Rivaliteti mund të japë shtysë më të madhe”.

Lexo më tej: Video/ Rrapaj ndez festën e Partizanit në të 91’, Vila e shuan në të 95’: Dinamo e Daja evitojnë humbjen

Tekniku tregon edhe pasojat që do të ketë kjo përballje e menjëhershme me Partizanin, që ndoshta si ndeshje e parë ishte një test shumë impenjativ: “Nëse do ta kishim humbur ndeshjen, nuk do ta doja këtë përballje. Tani kemi një bonus psikologjik, që me një ekip të fortë si Partizani dhe me lojë të barabartë, morëm 1 pikë. Sakrificat mbulojnë shumë gjëra. Ky derbi na shërbeu, sepse nuk ishim nën nivelin e Partizanit në lojë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *