• |
ide | kryesore

Refugjatët afganë që iu premtua strehim në SHBA ende të ngecur në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Zeinab Kohisteni ishte 17 vjeçe kur u largua nga Afganistani me prindërit dhe tre nipërit e saj në vitin 2021, kur talebanët u rikthyen në pushtet. Babai i saj kishte punuar për Ministrinë e Brendshme afgane, që do të thotë se jeta e tij do të ishte në rrezik nën sundimin e talebanëve.

Tre motrat e Kohistenit, një vëlla dhe gruaja e tij – të gjithë mbi 18 vjeç – u desh të qëndronin pas, por Kohisteni kapej pas shpresës së ata të gjithë do të ribashkoheshin në Shtetet e Bashkuara.

Tani 20 vjeçe, Kohisteni jeton në Shqipëri, e cila ishte ndër të parat që iu përgjigj lutjes së SHBA-së për të siguruar strehim për refugjatët afganë. Familjes iu tha se qëndrimi i tyre do të ishte vetëm i përkohshëm, se ata do të mbërrinin në SHBA brenda një viti. Por pas tre vitesh Kohisteni është ende në pritje.

Nëna e saj është e sëmurë, tha ajo, dhe e dëshpëruar dhe e shqetësuar për djalin që la pas, pasi kishte humbur tashmë një djalë tjetër nga duart e talebanëve. Ndërkohë Kohisteni punon me dy turne si përkthyese, nga ora tetë e mëngjesit deri në orën tetë të mbrëmjes.

“Jam vërtet e lodhur dhe nuk kam asnjë shpresë për të ardhmen, sepse kemi gati tre vjet këtu dhe tani është vërtet e vështirë për ne”, tha Kohisteni për BIRN.

“Dua thjesht të jem me familjen time, motrat dhe vëllain tim. Dua vetëm që ata të jenë të sigurt, të largohen nga Afganistani dhe që familja të jetë e bashkuar”, tha ajo.

“Kjo është ëndrra ime për momentin. Nuk mendoj për asgjë tjetër. Jeta e vëllait tim është në rrezik sepse ai ishte oficer në ushtri.”

Disa familje afgane janë në një situatë të ngjashme, pasi kalimi i tyre i sigurt në SHBA i nënshtrohet “kontrolleve të sigurisë” në dukje të pafundme.

Shqipëria hapi dyert e saj për mijëra shtetas afganë në verën e vitit 2021 në mes të një evakuimi kaotik të njerëzve të konsideruar në rrezik nga rikthimi në pushtet i talebanëve, dy dekada pasi regjimi u përmbys nga forcat e udhëhequra nga SHBA-ja në prag të sulmeve terroriste të 11 shtatoit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu pranuan refugjatë.

Shumica e atyre që mbërritën në Shqipëri ishin gazetarë, ish-zyrtarë të qeverisë ose aktivistë dhe punonjës të organizatave të shoqërisë civile, si dhe familjarë.

Ata u akomoduan në hotelin “Rafaelo” në Shëngjin, një qytet turistik me plazhe me rërë dhe apartamente pushimi në skajin verior të bregdetit shqiptar. Atyre iu tha se do të qëndronin deri në një vit, ndërkohë që dokumentacioni i tyre për të hyrë në SHBA po përpunohej sipas një marrëveshjeje mes Tiranës dhe Uashingtonit.

Afati fillestar u shty deri në gusht 2023, por ata ende janë në pritje.

Ironikisht, më shumë afganë mbërrijnë çdo javë sipas një marrëveshjeje të ndryshme që u siguron atyre një status mbrojtjeje të përkohshëm. Vizat e tyre përpunohen shpejt dhe ata zakonisht largohen brenda 30 ditëve.

Nuk është e qartë se sa afganë janë në të njëjtën situatë si Kohisteni. Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment, por një afgan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se ishin “më shumë se 30”.

“Nuk e di arsyen”, tha burri për BIRN. “Unë jam duke pritur këtu dhe nuk e di arsyen përse po pres dhe kur pyes më thonë: ‘Je nën kontroll sigurie’.”

“Nuk jam vetëm këtu. Ka më shumë se 30 njerëz. Ata janë në të njëjtën situatë si unë.”

Ai tha se kishte humbur shpresën për të arritur në SHBA tani afër.

“Po punoj, bëj maksimumin, por, fatkeqësisht, nuk ka asnjë lloj drite jeshile për mua. Nuk e di pse ndodhi. Këtu kishte qindra njerëz në të njëjtën situatë si unë. Të gjithë kanë marrë vizat dhe janë larguar.”/Reporter.al


7 Comments

    1. Po Ramazoni do sjelle dhe zezaket nga Italia keshtu qe do t’i perzieje afgane me afrikane dhe do experimentoje nje race te re komplet qe te beje histori duke e bere vendin tone multi-racial, meqe shqiptaret I degdisi neper bote.

  1. Do votojne palloshin ,..ja solli sorrosi,medemek per ca kohe,……,me kte popull gjysmak çfare nuk ndodh,perseri do votojne ramen si dikur enverin qe i vuri ne rresht te gjithe pa dallim feje dhe krahine

  2. “Bardhi është konsideruar arkitipi i haremit. Janë qesharakë shumë, ky është më qesharaku. Kështu është ndërtuar, PD ka mbetur në këtë situatë. Sali Berisha nuk krijon gjëra të vërteta, të dobishme, të ndershme. Ky shëmtim i madh, i rrinë poshtë ballkonit.Lapsi antiamerikan me shume se gjysma jane larguar per ne amerike

  3. Po dihej ajo.o debila qe Ameeika me veglen e tij qorre Ramen ju genjwu. Iranianet tha do ti marrim ne dge vetem.100 do sjellim po sollwn 7000 dhe ju bene dhe qytet por me e bukura eshte qe as lek.nuk dhane poe po i ushqejme ne me leket e taksapaguesve. Te njejten gje bene dhe me Afganet do i marim thane dhe i ngecen kety dhe ne i usgqejme me leket e taksapaguesve nderk9he qe Shqiptaret nuk kane buke te hane. Te njejten gje do bejne me Afrikanet. Keto ben Amerika dhe Evropa. Te Shkaterron dhe vjedh cdo gje dhe ne fund te ngec dhe refugjatet

    1. Po dihej ajo.o debila qe Ameeika me veglen e tij qorre Ramen ju genjwu. Iranianet tha do ti marrim ne dhe vetem.100 do sjellim po sollwn 7000 dhe ju bene dhe qytet por me e bukura eshte qe as lek.nuk dhane poe po i ushqejme ne me leket e taksapaguesve. Te njejten gje bene dhe me Afganet do i marim thane dhe i ngecen kety dhe ne i usgqejme me leket e taksapaguesve nderk9he qe Shqiptaret nuk kane buke te hane. Te njejten gje do bejne me Afrikanet. Keto ben Amerika dhe Evropa. Te Shkaterron dhe vjedh cdo gje dhe ne fund te ngec dhe refugjatet.Populli ha bar dhe kar del.dhe ne Parada LGBT dhe vetem Ameriken nuk e tradheton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *