• |
ide | kryesore

Shpallet plani i Vuçiç me shtatë pika për Kosovën

Arkiva, Kryesore, Lajme
Lajcak hill kurti vucic



Ndërsa po mbushet një vit që nuk është zhvilluar asnjë takim i nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit ( i fundit më 14 shtator), që pas sulmit të armatosur terrorrist në Banjskë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpallur kërkesat e tij për Kosovën si “parakusht i domosdoshëm për një përparim domethënës” në procesin e dialogut.

Ai ka prezantuar këtë të premte masat që shteti i tij do t’i marrë “pas tensioneve të fundit” në veri, në mesin e të cilave ka renditur kërkesën për zgjedhje të reja në 4 komunat e veriut, kthimin e policëve dhe zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në vendet që i braktisën vetë si dhe kryekërkesën për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në një adresim për serbët, Vuçiçi ka thënë se do ta nisë një fushatë diplomatike në të gjithë botën që synon plotësimin e këtyre  kërkesave. Vuçiqi ka paralajmëruar takime me 60 liderë botërorë për t’u prezantuar shtatë pikat e planit të vet (lexoi të plota në fund të shkrimit).

Vuçiq ka thënë se Kuvendi i Serbisë do të miratojë një ligj brenda 45 ditëve për të “shpallur krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë si një zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, duke garantuar kështu të drejtën për mbështetje financiare për të papunët”.

“Ne do të rrisim ndihmën dhe mbështetjen tonë për popullsinë në mënyrë dramatike. Tani, do të ndajmë për një grup prej 5.000 personash të papunë një mbështetje mujore prej 20 mijë dinarësh (170 eurosh)… çdo dinarë do ta marrin vetëm ata që jetojnë në Kosovë”, ka thënë presidenti serb.

Duke prezantuar masat politike të Serbisë, Vuçiq ka thënë se në ditët e fundit ka pasur dilema nëse Serbia duhet të marrë ndonjë veprim sa i përket pushtimit të një pjese të territorit.

“Nuk kemi marrë vendim për pushtimin. Ekspertët tanë ligjorë kanë qenë kundër”, ka thënë ai.

Vuçiç e paralajmëroi shpalljen e këtyre pikave këtë gjatë një takimi në Beograd, të martën, me përfaqësuesin special të BE për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Pas takimit, Vuçiç deklaroi se brenda 72 orëve do ta informojë opinionin për hapat e rinj të Serbisë lidhur me krizën e Kosovës, duke shtuar se do të flasë edhe për atë që nuk ka përmbushur bashkësia ndërkombëtare dhe çfarë kërkon Serbia.

“Do të flas për atë që kërkon Serbia dhe për shkak të sulmit esencial dhe brutal ndaj popullatës serbe, para së gjithash në veri të Kosovës dhe çfarë është ajo që nuk e ka përmbushur bashkësia ndërkombëtare”, tha Vuçiç duke iu referuar mbylljes se zyrave të postës serbe, shkatërrimit të stukturave palarele dhe tentativave për të hapur urën e Ibrit.

“Albin Kurti dëshiron shkatërrimin e popullit serb dhe kjo nuk është e qartë vetëm për ne, por edhe për botën”, tha Vuçiç duke shtuar se gjatë tetorit të dalë para Parlamentit të Serbisë me propozime të gjera.

Në fakt, duket sikur ka një rakordim të presidentit serb me diplomatët perendimorë. Kosova gjendet në qendër të kritikave nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të disa “hapave të njëanshëm dhe të pakoordinuar” në veriun e banuar nga shumica serbe.

Në fund të gushtit, autoritetet kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe atje, me arsyetimin se kanë vepruar jashtë ligjeve të Kosovës, ndërsa kanë paralajmëruar edhe hapjen për qarkullimin e makinave të urës së Ibrit, e cila ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe veriun e banuar me shumicë serbe.

Edhe pse ka marrëveshje si për urën, ashtu edhe për strukturat paralele, të arritura në Bruksel, aleatët perëndimorë i kërkojnë Kosovës që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, t’i trajtojë në kuadër të dialogut. Por nga ana tjetër janë të shumtë ata që e kritikojnë perëndimin se po bën kompromise me regjimin e Vuçiçit në kurriz të Kosovës. Në një editorial pas kërcënimit të presidentit serb në takimin me Lajçakun dhe Hillin editorialisti kosovar Veton Surroi shpjegonte me ironi në Koha Ditore se “Përse ka të drejtë presidenti Vuçiç”.

“Presidenti Vuçiç ka të drejtë të veprojë siç bën, përderisa këtë mund ta bëjë pa pengesë.
BE-ja nuk është serioze. Nuk është serioze në momentin kur zoti Vuçiç e sfidon (si për shembull me Marrëveshjen e Ohrit) dhe BE-ja paloset para tij. Nuk është serioze as kur i premton e as kur e kërcënon me integrimin në BE. Edhe kur i thuhet se Serbia është në prag të anëtarësimit , edhe kur i thuhet se nuk do të anëtarësohet derisa ta zgjidhë çështjen e Kosovës. Presidenti serb e ka kuptuar BE-në në rolin e saj të bankomatit nga i cili mund të nxjerrësh pa ndonjë kusht të veçantë; BE-ja ka pranuar heshtazi që aktualisht të lozë rolin e bankomatit dhe jo shumë gjë tjetër. Dhe, në kundrimin e tij , ka të drejtë të sfidojë kufijtë e durimit amerikan. Gjatë dhjetë vjetëve presidenti Vuçiç e ka shndërruar veten në pikën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ky regjion mund të mbahet në status quonë e tanishme të stabilitetit falë marrëveshjes me të apo mund të destabilizohet në mungesë të marrëveshjes me të. SHBA-ja mund ta konsiderojë Kinën tashmë jo vetëm kompetitor, por edhe kundërshtar strategjik, por presidenti kinez është i mirëseardhur në Beograd, dhe Amerika duhet të pajtohet me këtë nëse do të mbajë status quonë; kjo është sfida e Vuçiçit ndaj ambasadorit Hill” shkruante Surroi.

Pala kosovare e konsideron të pa drejtë faktin se ndërkombëtarët po mbyllin sytë nga shmangia që po i bën Serbia marëveshjes së dakordësuar për normalizim dhe refuzimit të saj për të mos e pranuar të plotë atë. Vitin e kaluar, kryeministrja e atëhershme e Serbisë, Ana Bërnabiq, i dërgoi një letër BE-së, ku shprehu rezerva për këtë marrëveshje.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha më 6 shtator se Serbia e ka tërhequr këtë letër, por këtë se ka konfirmuar askush tjetër përpos atij. Kur iu kërkua në qershor nga BE nja takim i nivelit të lartë me Vuçiçin, kryeministri Albin Kurti Vuri tre kushte: nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë, tërheqjen e letrës së Bërnabiqit dhe dorëzimi në Kosovë  të Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë”.

 

©Lapsi.al

Lista e kërkesave të Vuçiqit:

♦Shpallja e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e OSBE-së dhe mbikëqyrjen e BE-së

Kthim i serbëve në Polici dhe kthim i gjyqtarëve e prokurorëve serbë në funksionet e tyre,

Tërheqje e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga bazat dhe pikat e kontrollit në veri,

Tërheqje e Policisë nga institucionet që “nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme më 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative”,

Formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,

Zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës,

Kryerjen e pagesave të shërbimeve postare me dinarë serbë.


30 Comments

  1. “Bardhi është konsideruar arkitipi i haremit. Janë qesharakë shumë, ky është më qesharaku. Kështu është ndërtuar, PD ka mbetur në këtë situatë. Sali Berisha nuk krijon gjëra të vërteta, të dobishme, të ndershme. Ky shëmtim i madh, i rrinë poshtë ballkonit.

    1. Koment per tu pjerdhur 😂🤣🥹fajin e ka opozita per punesim, arsim, drejtesi, rritje pagash, opozit e fort pasi opzita e qdo vendi esht ajo qe flet per popullin dhe i del ne krah popullit.

    2. Vucici eshte futur NE asimetri si te fortit sheh lulja lulen DHE piqet kan then sikur kuy te vertetes I thot e ndaluar DHE te ndaluares e verteta por NE momentin qe te gjith te binden NE pasojat DHE binden ku po e con gjinin njerzore kjo rrug duke u terhek te fuqishmit nga asimetrija DHE padrejtesija ku me fjal DHE vepra te verteten ta quajn te verteten DHE padrejtesin padrejtesi KY I vogli vucici duhet mendojne se NE cilen vrim do futet bashke me popullin e vet po ashtu gjith badhkanasit pasi shqiptareve ju kan shum borxhe per tju paguar per shqiptaret mjafton te kerkojm te drejten hakun DHE refuzon padrejtesin eshte natyralitetit njerzor qe eklipson fuqi perkrahje pasi te verteten e duan gjith per veten por shum shpejt te gjith do binden DHE pranojne se nuk ka ekzistence pa jua mbrojtur DHE dhen te gjitheve NE menyre te ndersjellte te drejten hakun qe ju perket I them ketyre te padrejteve mendoni kendoni si gjeli NE maje te plehit se vetem plehit do tju ngelet fryti I angazhimit tuaj cmimi padrejtesis kot si thon cfar te mbjellish korr keto po I genjeni mendja mbjellin luft vdekje ndersa duan jet lumturi harrojeni keshtu nuk eshte krijuar te funksionojn I KENI ber dhogarit gabim

    3. Pasi shtiu ne dore BE permes marrbeshjeve tregtare me Francen e Gjermanine, tani Vucic llogarit se munndete fol si ia do bytha.

      1. Eshte nje thenje qe kur majmunin e fut NE pallat nuk eshte se mund te behet mbret por pallati kthehet NE cirk mbret por pallati kthehet NE cirk thotë:

        Qkeshtu ndryshon precipitimi per ato qe e futen keshtu eshte me trojet shqiptare jua dham ketyre majmunve ballkanas nuk eshte se keto mund ta mbajn per gjithnje mbasi mbaron kotrata lozones por ndryshon precipitimin per shkaktaret DHE pushtuesit pasi duan te behen mbreter pa te drejt mbi NE nderkohe qe anglja so kolonizatore I respektojn kontratat shekullore leshoj kolonit u tregun dinjitoz te nderuar I zhvillun DHE leshun NE rregull honkongun Australin etj kurse majmunat ballkanas I shpopullun zhdukeni grabitjen shqiptaret DHE ende kan shpres ti mbajn trojet shqiptare gje qe nuk funksionon nga kontratat duan te kalojn NE zhdukje te ketije kombi ju them I bindur prisni pergjegjsit historike te cilat ju bejne rober nen kembe te shqiptareve nga pamundesija cdemtimin deme ve je ju KENI sjell

    4. Vucici DHE gjith skllavet po zbatojn politikat djallezore ndaj nesh pasi kan siguruar heshtjen per kerkesa dhogarit historike per trojet shqiptare qe kan perfituar nga coptimi etnik mbarimi kontrates lozhanes nga agjetet e tyre Brenda nesh ballelart perball botes na akuzojn sikur jua kemi pushtuar tokat e tyre pse kan cuar atje disa endacak te paguar DHE I quajn popull per te grabitur trojet tona NE momentin qe shqiptaret ta hapin debating e coptimit etnik gjenocidin shekullore ndaj nesh cdemtimin per demet qe kan sjell si DHE te drejten e administrimit territoreve historike GJITHCKA ndryshon NE favoring ton shbehet padrejtesija

    5. 1
      Para shpalljes se pavaresise se Shqiperise, Franca ishte ne krah te Rusise dhe Anglise e kunder AustroHungari-Gjermanise. Copezimi i trojeve shqiptare ne favor te Serbo (Rusi) – Greqise (Angli) cilesohej si nder pazaret me te mire per Francen qe ne kembim okuponte toka neper afrike dhe lindje te mesme. Korca psh mbeti disa vite ne protektoratin francez qe e moren me mashtrim ndaj shqiptareve e deshen ta shkembenin me Greqine. Sherbimi sekret ushtarak francez ekzekutoi heroin Themistokli Germenji per kete pune. Por plani u deshtoi. Ne mbrojtem me force vetveten.

      2
      Ne luften e dyte Franca nuk pati mendere se qe vete pa breke. Por pas saj, kur ja veshen anglo amerikanet, per 40 vjet mbajti nje linje te hapur me regjimin brutal te Hoxhes dhe oligarkine e tij kriminale. Padyshim Rama nga ati dhe daiu bem dallim.

      3
      Ne luften e Kosoves, Franca serish me sherbimin e saj ushtarak informoi palen serbe mbi planet e Nato per sulme. Pra qe e kish me gjithe mend e jo per pordhe. Kur skandali u be publik, nxituan te arrestojne e denojne oficerin e tyre qe u habit duke u mbrojtur se kishte qene nen urdhera e jo spiun.

      4
      Franca neneshkruan shitje avionesh me Serbine ndersa Gjermania per litium. Me tej, korruptokratet amerikane bejne pazare per shpelarje parash arabo-droge. Serish ne kembim duan te perdorin trojet shqiptare: Kosoven, ku kane hasur keq me Kurtin. Por gjasat jane ta rrezojne shume shpejt. Ndersa ne Shqiperi, e kane me te lehte – mega mafiozi enverian Rama e ka jo spiunllikun e hershem te viteve 90 por tashme autokracine model te zhvatjes totale si e qysh ta duan “perendimoret”.

      5
      Ne vitet 48-53 sherbimet perendimore eksperentuan me Shqiperine ne ops me diversime, infiltrime, terrorizem, vrasje, etj e tj. Deshtuan duke perfituar eksperience, sic konkluduan neper perfundimet e tyre. I rekrutuan me presion e shantazh madje disa i trajtonin si qente. Si rasti i Mbretit Zog qe le qe i morren pasuri e katandi ne bankat angleze per te financuar ops por madje e perzune edhe nga Egjipti! Qe i kushtuan shqiptareve mbi 2000 te vrare, mijra te burgosur, urrejtje ndaj njeri tjetrit. Sot te njejtin eksperiment e vazhdojne pa te keq permes bajgave te llojit Rama, Basha, Meta apo Berisha.

      Se fundmi, Vucic loz karten e Kosoves si droge per serbet qe te mbaje pushtetin e tij kriminal. Tashme aleati i tij maskara ne Ballkan nuk eshte me Greqia por Shqiperia. Madje Greqia per cudi ka kaluar ne anen e Kosoves!

      Pyetje: Vucuic ka disa dite qe ben gamngam per plane lufte. Haptazi dhe pasi firmosi MIG me Sarkozi lapangjozin. Ndersa ne Tirane Rama hapesh bythesh per punet e jashtme. Ministri i tij sylesh e pyke cirrej akoma me shume.

      Ishin dhe jane ne dijeni te planeve Vuciciane per pushtim dhe ne mbeshtetje te tyre (Tradhetore) apo as e kishin dhe kane idene (Idiote)?

      Ne aspektin penal ne nje dere cojne. Por gjende SPAK eshte i zene me trashje qafe e barku kacek.

      Ah, prokuror Beni si sportashes e qante Durresin me Nacon ne shoqerine e kumbar Laze Hasanbelliu….. ay do hetoje patjater.

  2. Mos guxoni te merrni neper kembe nderon jeten pronen e nje kombin apo qofte dhe individit se kush hyn NE ket tem do ket pun me Zotin e njerezve DHE njerzit ku NE finale e pret ndeshkimi behuni prej te nderuarve Jo mizoreve se cfar te mbjellish thotë:

    Do korresh ruajuni hakut jepni hakun me hak gjithckaje se mosdhenja hakut behet shkak te jepet haku qe meditoni

  3. Kujtoj se pata filluar të shkruaj në kyt sito , kur ndodhesha në Michigan. Familjen shteti Amerikan ma kishte transferuar në Itali dhe nuk po i linte të ktheheshin në SHBA . Nese vizë invetimesh E2 per të hyrë në Amerikë e morëm për një muaj, dhe keshtu ishte fjala me Avokaten Sahra Rama për familjen se ata do të ktheheshin në Amerikë per një muajë ( por pasi Avokatja Rama mori dollarin ata u zhduken ,dhe asnjë herë nuk mu përgjigje në telefon për katër muaj)
    Pas katër muajsh nga 16 ore në ditë punë plus vjedhjeve në bar,( histori tjetër që llogaritë nuk po dilnin) . Më erdhi njoftimi se duhej të paraqitesha edhe unë në ambasadën amerikane në Romë , bashkë me familjen. Unë e kisha akoma vizën ? Nga Amerika në Torino, Romë ambasada amerikane por vizen nuk ma dhanë . Si i ke ba parat më pyeti konsulli? Me ndërtimin i thash , por ajo histori dihej sepse ata ma kishin dhënë të drejten e investimit . Duhe dokumente tjera më tha . Nga Roma në Napoli, Njërzit e bashkë shortes dhe nga Napoli në Torino, i siguruam dokumente, kishim zbuluar ujin e nxehtë?
    Nga Torino në Romë për te marrë vizat, por, pasaportën time me vizë ma kishin ndarë nga familja dhe dërguar në Milano? Nga Roma, në Milano pastaj Torino, nesë nuk gabohem udhtova gjithë natën në tren per tu gjendur në oren 5 të mëngjesit në Romë dhe u ktheva në 11 të darkës në Torino?
    Keshtu histori amerikane, më pas humba familjen, pasurinë, që kisha investuar në Amerikë dhe u perndoqa për tu burgosur dhe per tu vrarë ka edhma shumë. Po të dëshironit të investoni në Amerikë? Përsa kam konsideruar me fjalën vjedhjeve në bar një letër e rrokomanduar drejtuar ambasadorit amerikan në Romë spiegojnë detajet.

    Shqipëria, populli per të cilën kisha besim se do të sfidonte korrupsionin. Në luftë për një shoqëri të emancipuar, korrekte, me prosperitetit por mbi të gjitha me besim në Zot.
    Amerika nuk mundet të bejë zoti i tokës , për të shkatërruar gjithçka në botë ashtu siç e beri me mua dhe familjen time.

    Bajron, Çajld Haroldi
    39. Paqë hijes së munduar të Torkuatos!/ Edhe pas vdekjes të qëlloi e keqja/ Me zgjetën- helm- po s’të goditi dot!/ Ti mban kurorën ndër poetët’ e rinj!/ Çdo mot pjell milionë- po sa kohë / Do rrokullisin brezat që të ngjizin/ Nga gjithë turmat e bashkuara/ Një shpirt si tendin? Dhe sikur t’i mblidhnin/ Tok gjithë rrezet, nuk e bëjnë dot një Diell.

    1. Kta komentusit e shqiperise shkrujn per hallet e veta …si duket nuk dojn te komentojn deklaratat e vuqiq.Ndoshta kete e bejn me qellim .! Edhe xhaxhi enver pate then se kosoven e lam jashte dhe mire beme.Bijt e komunistav,kopila koprativash ,dhe qka ma e keqe vuqiqi eshte vlla me ramo…viqin nuk eshte e drejte te kritikohet vllau.Pra vazhdoni te shkruni per hajnit e pushtetit ,per afera nder ma te ndryshme ,por jo per temen qe .!!!

      1. Prape shqipetaret ua kane fajin? Gjeni veten tuj dhe zgjidhni hallet tuja se po e kruni shume me ata qe ju jane cliruar dhe bere shtet, U be alarm se serbia ua mbylli kufirin? Po behet alarm se cfare thote Serbia per ju? Dhe pastaj fajin e ka Shqiperia? Jo me jo, e kemi mendjen tek hallet tona dhe nuk na intereson fare politika e serbise apo budallalliqet e Kurtit qe per mendimin tim, eshte agjent i Beogradit, por ne fund te fundit e keni votuar ju dhe nuk keni perse te na i kerkoni ne pergjegjesite!
        Qetesohuni, ne nuk luftojme per budallalliqet e kurtit..

        1. Tipik injorant shqiptar,shkerdhat i shqiperise …kush po te kerkon ndihme o i mjeran,ju ndihmoni vuqiq ,e mbroni ne forumet nderkomtare dhe sulmoni kosoven…ky lider global i yti.! Fjala ishte per artikullin ne fjale qe komentojn per krejt tema tjera.

          1. ti ore bythqir, ti do jesh nga ata qe e quan veten me kombesi kosovare. Je percares, se ty asnje nuk te shau. Lexove dy komente te dy idjotave siper dhe i fute gjith shqitparet ne nje thes ti o bukshkal, shqiptaret qe ne kulmin e varferis e problemeve u dhan buk edhe vllezerve nga Kosova. Erdhen luftuan ne Kosov. Ti do jesh nga keta idjotet e dobishem qe na kan dal me teorira te dy kombeve, keta qe nga mengjesi deri ne dark dalin e flasin se sa me te mir jan kosovaret e sa rend jan shqiptaret. Vjen ketu e shan shqitparet e ate qe kan zgjedhur shqiptaret. Thot mir ai lart, pse shqiptaret ta kan fajin ty qe keni zgjedhur mr. Been si km, qe ngeli duke i ber ndere Vuciqit? Sa her ben gec mec mr. Been, gjith nderkombetaret shajn kete dhe perkedhelin Vuciqin (Kosova skishte per ta marr kurr pavarsin pa mbeshtetjen e USA). Sa her qe ka probleme me opoziten e vet Vucici, del mr. Been e ben ndonje veprim qe te spostoj vemendjen e popullit serb ne Kosov. Nuk e di kush e ka me shum vlla Vucicin, Rama apo Kurti.

        1. ca pate kari? cfar problemi ke? Ku e ke len medjen. Ku e di ti se kush jam un e cfar kam ber un e sa patriot jam? Mos e perdor gojen ne vend te bythes. Na trego njeher heroizmin tend.

  4. Po ne fund besoj se pordh i ka. Po te prek Kosoven, hyn ne luft direkt me NATO. Ky iken nga pushteti dhe I marrin dhe miliardad qe ka ber.

    1. Jo or bab sesht ashtu. Vucici e preki Kosovrn dhe ti do hapesh syte tu pyt si po ele NATO ket te theri vllaun ton. Flini flini se ju ka deh rama mire me hashashin e propagandes.

  5. Problemi eshte qe pala Kosovare smund ti marr te gjitha pa dhene asgje. Kurti po vepron si Netanjahu i Izraelit por Kosova nuk e ka fuqin e Izraelit dhe faktikisht te fortet e lagjes BE-USA qe mund ta ndihmonin, i ka kundershtar, dhe ata edhe sikur te donin ta denonin Vucicin gje qe per momentin spo e duan, nuk do donin qe Kurti te dilte fitimtar. Tek e fundit si e ka then edhe Aristoteli politika eshte arti i se mundshmes, dhe nuk luhet bixhoz me fatet e popullit, se Kurti po filloi lufta jam i bindur qe merr avionin nga Tirana (se nga Prishtina do ishte e rrezikshme) dhe iken ne Norvegji te gruaja por populli do i haj te gjitha.

  6. Kush do të bëhet si Azemi nga këta që janë në PD? Gazment Bardhi? Ai është gati të bëjë autokratikë çdo ditë që i ka shpëtuar goja e ka thënë “babi i Zenit”.

    Flamur Noka? Ai dhe po e pa ëndërr të flasë kundër Berishës, shkon i kërkon falje të nesërmen, se siç thotë populli “ëndrra janë, ndoshta dalin”.

    Tritan Shehu? Siç patë thënë Azemi për të, sa vetë i mblidhen atij në sheshin “Skënderbej”, atij i mblidheshin kur i binte goma e makinës në Fan të Mirditës.

    Luçiano Boçi? Ai është gati të rrihet me grushte me ata që guxojnë të bëjnë humor me Berishën.

  7. Cudi e madhe me kete Kurtin se cdo veprim qe ben duket sikur i shkon per shtat Vucicit, sikur i ben vetem nder atij. Cdo gje qe ben shahet nga nedrkombetaret dhe ben qe nderkombetaret, qe i dhan pavarsin Kosoves, te shkojn e te perkedhelin Vucicin. Sa her qe ka probleme Vucici me opoziten e tij, del Kurti dhe heq vemnednjen e serbeve nga problemet e jashtme dhe e zhvendos ne problement me Kosoven. Ja mbyll gojen dhe opozites serbe. Nuk e di eshte budalla apo eshte e gjitha nje marveshje me Vucicin se me shum se Kurti asnje tjeter deri tani nuk e ka ndihmu kaq shum Vucicin, as Rama qe e ka vlla.

  8. Sa me shum kalon koha e aq me shum merr pamjen e Mr Been ky Kurti. Boh, se di cfar strategjie po perdor po eshte fakt qe sot Kosove eshte me pak e mbeshtetur se kurre me par nga nderkombetaret. Nuk e di sa eshte ne interes te Kosoves kjo gje. Ja do shofim si do shkojn punet.

    1. Ju qe kritikoni kurtin jeni100% PS ,patronazhist te ndyr,ju nuk kritikoni vllaun tuaj vuqiq,as edhe ni here ,e shkatrrut vendin me hajni,me kriminalitet ,dhe qka dreqin keni me kurtin .!

      1. @13/09, 15:07,
        Ata jan PiSa e cdo gje pritet prej tyre. Kini kujdes shpinen, ruhuni prej PiSave te Rames, ruhuni ne kufirin me Shqiprin ame njilloj si me kufirin me Serbin.

  9. Shqiperia ka plot prostituta serbo e grekofile, kush po u kerkon ndihme ketyre halabakeve , qe behen greke per nje pashaporte, qe vjedhin e vrasin njeri-tjewtrin per para, kush mund t’u kerkoje ndihme republikes se kanasbistanit. Ju spiune qe i sherbyer komunizmit, qe spiunuat njeri-tjewtrin par 120 leke,apo edhe pa leke, ju shpirtzinjte e pjelle e keqe komunistesh e patronazhistesh te turneve te treta dhe te arave te kooperativave bujqesore

  10. Ata që bërtisnin që SPAK s’ka prova, përse nuk bëjnë transparencë dhe ja japin shqiptarëve të gjykojnë nëse aty, në 500 faqe prokurorët e SPAK kanë gjetur prova apo jo?

    Pse tremben? Pse e ruajnë në sëndyqet e errëta të shtëpive, fondacioneve, pallateve, kullave, vilave, transfertave bankare, sponsorizimeve politike e të tjera e të tjera?

    Është e paprecedentë në Shqipëri, që individë që e konsiderojnë veten të pafajshëm, të mos dorëzojnë në media atë që ata e konsiderojnë skandaloze duke bërë akuza tepër të rënda e të përditshme për prokurorët e SPAK.

  11. BRAVO ALBIN KURTI!
    E bane Vuciqin me i quajt fakt te kryer ato qe u vendosen ne Oher 11 vjet ma pare,edhe pse ai nuk ka firmose.
    VAZHDO SIPAS KUSHTETUTES TE KOSOVES.
    Nuk ka Edvinram KURVE e Vuciq kurvar qe te del para.
    Na vjen SHUME KEQ PER KRYESHKERDHATEN tone qe i’a ka sjell BITHEN Vuciqit,me i’a fute sa here te doje.

  12. Mbështetësit e Berishës kanë një fabul që e thonë e ku përmendin Elvis Roshin, Bajrat, Qifen, apo shijaksit. Është alibi. Totalisht alibi, sepse Bajrat, Celët etj, etj, dikur kanë përkrahur PD-në. Madje fort. Po cila ka qenë kjo pëkrahje? Ka qenë që socialistët “centristë” të mos i lejojë në zgjedhje. Por kjo nuk është më rast. Megjithatë spinët e Berishës mbrëmë përmenden Elvis Roshin në Kavajë. Një personazh që sot nuk ka pushtet por që ka influencë dhe lidhje me pushtetin e demokratëve që kanë marë bashkinë e Kavajës.Shpellkarios

  13. Kujtese per shpellkaret e salihut!!
    14 shtator ’98, pasdite. Ambasadorja amerikane Marisa Lino, e shpallur armike nga Berisha, del me deklaratë të fortë, ku thekson se vdekja e Hajdarit nuk duhet të shfrytëzohet politikisht dhe se shqiptarët duhet të ruajnë qetësinë.

    14 shtator ’98, pasdite. Departamenti Amerikan i Shtetit dënon grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk njeh asnjë pushtet që del nga dhuna.

    14 shtator ’98, pasdite. Ambasadorët e SHBA-BE në Tiranë mesazh Nanos që të mos jepte dorëheqjen, ndërsa e garantuan se nuk do të njihnin asnjë pushtet të dalë nga dhuna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *