• |
ide | kryesore

Berisha: Ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara dhe ua jep fëmijëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Nga ballkoni i banesës, kreu i PD-së Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, në QSUT u hiqet data e skadencës ilaçeve dhe u jepen fëmijëve.

“A e di ti Edi Rama që moshatarët e këtyre vogëlushëve në spitalet tona nuk kanë mjekim, nuk kanë ilaçe? A e di ti se ish-kunata jote u heq etiketat ilaçeve të skaduara për t’ua dhënë fëmijëve?” – tha Berisha.

Berisha kërkoi që punonjësve të sigurisë në shkolla duhet t’u bëhet testi i drogës.

“Ndaj dhe miqtë e mi, a e dini ju çfarë bëri (Rama) sot? Një fjalë tërkuzë për oficerët e shkollave. Të gjithë me testin e drogës, asnjë në shkollë, asnjë polic pa testin e drogës.

Ju prindër, mësues, mos pranoni këmbë njeriu me uniformë pa i bërë testin e drogës. Të sjellë testin e drogës, pastaj pranojeni se ai është shpërndarës i rrezikshëm i drogës së qeveritarëve, i drogës së zyrtarëve më të lartë.

E kupton apo jo, kur ti bën ministra trafikantë droge, çfarë bëjnë oficerët në shkolla, na thuaj pak? Ndaj dhe thirrja ime për të gjithë mësueset dhe mësuesit, për të gjithë prindërit, nxënësit dhe nxënëset, të ngrihemi se nuk meritojmë kurrë një arsim të tillë” – tha Berisha. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Mbështetësit e Berishës kanë një fabul që e thonë e ku përmendin Elvis Roshin, Bajrat, Qifen, apo shijaksit. Është alibi. Totalisht alibi, sepse Bajrat, Celët etj, etj, dikur kanë përkrahur PD-në. Madje fort. Po cila ka qenë kjo pëkrahje? Ka qenë që socialistët “centristë” të mos i lejojë në zgjedhje. Por kjo nuk është më rast. Megjithatë spinët e Berishës mbrëmë përmenden Elvis Roshin në Kavajë. Një personazh që sot nuk ka pushtet por që ka influencë dhe lidhje me pushtetin e demokratëve që kanë marë bashkinë e Kavajës.Ky salihu serb do thote gje per dosjen qe e ka ne shtepi,500 faqe dhe nuk flet.

    1. Ja ke fut ne Fene e tani mbaji eren e qelbur te spiuneve e patronozhisteve Rilindës o Zgjebe….
      Jane plehra si ty qe I përkrahin Rilindjen e vuajnë nje popull , nuk flet se çfarë po I behet këtij populli por flet per opozitën a thua se po qeveris kjo e fundit or tru shplare patronazhist .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *