• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET e dronit me telefona dhe drogë që hyri në burgun e Peqinit

Arkiva, Lajme, Të fundit
burgun



Janë publikuar pamjet e dronit që mbrëmjen e së enjtes rreth orës 20:37, fluturoi në një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut të sigurisë së lartë të Peqinit dhe hodhi dy pako brenda ambienteve të tij.

Pas kontrolleve u zbulua se një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe 8 fisha për karikimin e telefonave.

Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13 – 0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.

“Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vënë përpara drejtësisë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al


1 Comment

  1. Mbështetësit e Berishës kanë një fabul që e thonë e ku përmendin Elvis Roshin, Bajrat, Qifen, apo shijaksit. Është alibi. Totalisht alibi, sepse Bajrat, Celët etj, etj, dikur kanë përkrahur PD-në. Madje fort. Po cila ka qenë kjo pëkrahje? Ka qenë që socialistët “centristë” të mos i lejojë në zgjedhje. Por kjo nuk është më rast. Megjithatë spinët e Berishës mbrëmë përmenden Elvis Roshin në Kavajë. Një personazh që sot nuk ka pushtet por që ka influencë dhe lidhje me pushtetin e demokratëve që kanë marë bashkinë e Kavajës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *