• |
ide | kryesore

‘Dronët thyejnë sigurinë’/ Hidhet drøgë e telefona në burgun e Peqinit

Lajme, Të fundit
Peqinit



Burime jo zyrtare kanë bërë me dije se kamerat e sigurisë së IEDP Peqin kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni.

Sektori i sigurisë së burgut të Peqinit sapo ka konstatuar fluturimin e dronit afër rrethimit, ka njoftuar policinë për marrjen e masave, pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEDP Peqin në afërsi të kalçetos.

Nga kontrollet e imtësishëm të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë gjetur 2 telefona, 8 fisha karikuesi, 33 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Në harkun kohor të pak ditëve janë evidentuar të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare. Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar, ndërsa është kaluar në gatishmëri në të gjitha IEDP . Kujtojmë se më 8 shtator një tjetër dron u pikas në burgun e Burrelit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *