• |
ide | kryesore

E çmendur pas teorive konspirative/ Kush është 31-vjeçarja pranë fushatës së Trump

Arkiva, Lajme, Të fundit
trump



Prania e Laura Loomer, një prej teoricieneve të konspiracionit të së djathtës në fushatën e fushatën e Donald Trump ka ngritur shqetësimin, edhe tek disa republikanë për ndikimin që ajo mund të ketë tek kandidati për President. Loomer është e njohur për retorikën e saj anti-myslimane dhe për përhapjen e teorive konspirative. Ajo është një nga mbështetëset e teorisë se sulmet e 11 shtatorit ishin një “punë e brendshme” e kryer nga qeveria amerikane. Ajo iu bashkua Trumpit në një aktivitet të mërkurën në përkujtimin e sulmeve, duke bërë që shumë vetulla të ngrihen dhe duke shkaktuar zemërim në disa media amerikane.

Të martën, 31-vjeçarja udhëtoi për në Filadelfia në bordin e avionit të Trump për debatin presidencial. Momenti më pikant i atij debati mbeti ai kur Trump përsëriti një pretendim të pabazuar se emigrantët e paligjshëm nga Haiti kanë ngrënë kafshë shtëpiake në një qytet të vogël të Ohajos. “Ata po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje” – tha Trump. Zyrtarët e qytetit i thanë BBC Verify se nuk ka pasur “raporte të besueshme” se kjo ka ndodhur në të vërtetë.

Who is Laura Loomer? Republicans, WH warn Trump against ties with  conspiracy theorist who spread 'racist poison' - Hindustan Times

Trump tha se po përsëriste pretendimet që kishte dëgjuar në televizion, por teoria u përhap pikërisht nga Loomer një ditë para debatit. Të hënën ajo i përsëriti këto pretendime për 1.2 milionë ndjekësit e saj në “X”. Teksa niveli i aksesit që Loomer ka te Trump është i paqartë edhe kandidati për zv.President, JD Vance ka përhapur gjithashtu teoritë e pabaza të saj. Prania e saj në Filadelfia ka bërë që disa republikanë ta fajësojnë atë për pretendimin e pabazë që ish-presidenti mbajti në debat.

Një burim anonim i afërt me zyrën e fushatës së Trump tha për gazetën amerikane “Semafor” se ata ishin “100%” të shqetësuar për afërsinë e Loomer me Trump. “Pavarësisht nga ndonjë pengesë që fushata e Trump i ka vënë asaj, nuk mendoj se po funksionon”, citohet burimi. Një burim tjetër, megjithatë, i tha gazetës se Loomer nuk ndërhyri në përgatitjet e debatit dhe tha se ajo ishte një “person pozitiv për të qëndruar pranë”.

Who is MAGA Republican Laura Loomer?

Loomer nuk iu përgjigj disa kërkesave për koment nga BBC. Por në X, ajo shkoi se po vepron “në mënyrë të pavarur” për të ndihmuar Trumpin, të cilin ajo e quajti “shpresa e fundit e kombit tonë”. Gazetarëve të shumtë “që më thërrasin dhe më kërkojnë me obsesion të flas me ta sot, përgjigja është jo”, – ka shkruar ajo. “Unë jam shumë e zënë duke punuar me temat dhe hetimet e mia dhe nuk kam kohë të argëtoj teoritë tuaja konspirative.”

E lindur në Arizona në vitin 1993, gazetarja e vetëquajtur investigative ka punuar si aktiviste dhe komentatore për organizatat përfshirë “Project Veritas” dhe “Infowars” të Alex Jones. Në vitin 2020, ajo kandidoi (me mbështetjen e Trump) si kandidate republikane për Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA në Florida, por humbi nga demokratja Lois Frankel. Ajo u përpoq përsëri dy vjet më vonë, kur pa sukses tentoi të rrëzonte përfaqësuesin Daniel Webster në zgjedhjet paraprake republikane në një distrikt tjetër të Floridës.

White House criticizes Donald Trump's ties to Laura Loomer

Tashmë, ajo njihet për mbështetjen e saj vokale ndaj Trump dhe për promovimin e një vargu të gjatë teorish konspirative, duke përfshirë pretendimet se Kamala Harris nuk është me ngjyrë dhe se djali i miliarderit George Soros po dërgon mesazhe të fshehta duke bërë thirrje për vrasjen e Trump.
Këto postime e bënë atë të ndalohej nga një numër platformash, duke përfshirë Facebook, Instagram për komente fyese për shoferët myslimanë. Ajo dikur e përshkroi veten si një “islamofobe krenare”. Loomer merr pjesë shpesh në aktivitete në mbështetje të Trump dhe është parë më parë në rezidencën e tij në Florida, Mar-a-Lago.

Vitin e kaluar, New York Times raportoi se Trump kishte shprehur interes për ta punësuar atë për fushatën e tij, duke u tërhequr vetëm pasi ndihmësit e tij kryesorë shprehën shqetësimin se ajo mund të dëmtonte përpjekjet e tij elektorale. ©BBC, LAPSI.al


4 Comments

  1. Qe 11 Shatori ishte pune e brendeshme kete e di dhe bufi, ndersa per kafshet ka plot video me Haitian prandaj mos kopjoni dhe ju cdo gje si te vertete

  2. Rrenat qe na dyndin mainstream media, ne thone ti besojme se jane te verteta. Gjerat e verteta qe i shohim ne media alternative, mainstreami ne thote ato jane “teori konspiracioni”:).

    Teori konspiracioni quhej dhe qe vaksina e karit nuk e ndalon transmetimin e covidit madje eshte dhe e demshme, por ja qe pas dy vitesh doli e vertete.

  3. Per komunistet dhe per pjellat e keqija Laura Loomer do te mbetet nje konspiracioniste. Por si per fatin e keq te ketij sekti te ndyre e felliqur te gjitha “konspiracionet”, sipas kesaj bande MUTI, kane dale, po dalin dhe do vahzdojne te dalin si te VERTETA ABSOLUTE DHE TE PROVUARA.
    Laura Loomer nuk eshte e vetequajtur gazetare investigative, eshte e ÇERTIFIKUAR si e tille. Nuk eshte aspak anti-muslimane, perkundrazi eshte nje Kristiane e devotshme qe kerkon, investigon dhe respekton te verteten.
    Ideologjia e ndyre, e felliqur dhe mender MUT me thone komuniste ka infektuar dhe indoktrinuar prej dekadash, per te mos thene prej 1 shekull e gjysem nje pjese te njerezimit. TAASHME I KA ARDHUR FUNDI, JANE DREJT NGORDHJES…..
    Nuk po e zgjas se do behet ndonjeri me “zember” dhe i bjere damllaja….
    Doni te verteta:
    1. Fikni Televizorin
    2. Degjoni vetem muzike ne Radio
    3. Lexoni sa me shume ne Internet, por jo vetem 1 faqe/web, lexoni disa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *