• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut shfaq për herë të parë pamje të fuqisë së saj bërthamore

Arkiva, Planet
Koreja



Koreja Veriore ka shfaqur për herë të parë të premten imazhet e centrifugave që prodhojnë karburant për bombat e saj bërthamore, ndërsa udhëheqësi Kim Jong Un vizitoi një strukturë të pasurimit të uraniumit, dhe bëri thirrje për më shumë materiale për të rritur arsenalin.

Raporti i medias shtetërore për vizitën e Kim në Institutin e Armëve Bërthamore u shoqërua me fotot e para të centrifugave, duke ofruar një vështrim të rrallë brenda programit bërthamor të Koresë së Veriut, i cili është i ndaluar sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton Reuters.

Fotot treguan Kim duke ecur mes kolonave të gjata të centrifugave metalike, makinerive që pasurojnë uraniumin. Raporti nuk e bëri të qartë se kur ndodhi vizita dhe as vendndodhjen e objektit.

Kim u kërkoi punëtorëve të prodhojnë më shumë materiale për armët taktike bërthamore, duke thënë se arsenali bërthamor i vendit është jetik për përballimin e kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Armët nevojiten për “vetëmbrojtje dhe aftësinë për një sulm parandalues”, citohet të ketë thënë lideri koreanoverior.

Udhëheqësi i Koresë Veriore ka deklaruar po ashtu se “kërcënimet bërthamore anti-DPRK” nga “forcat vasale të udhëhequra nga imperialistët e SHBA-së” kanë kaluar vijën e kuqe, sipas raportit.

Koreja Veriore besohet se ka disa vende për pasurimin e uraniumit.


2 Comments

  1. Padrejtesija vetvrasjedhe sa po ta ndjejn ket shije vlersohet e verteta si vler nder perparim ekujliber thotë:

    Sa keq me konkurencen berthamore si presion apsolut per NE shtrim popujsh nga miopi po kthehet NE kimioterapi per te gjith pasi te gjith dun jeten Jo vdekjen te gjith hakun askush padrejtesin te gjith te ngrihen Jo Bien kjo miopi e kthyer NE konkurenca te ashper shpejt po I bind vlersimin ekzistences elkujlibrave DHE jetes me nje marrveshje kunder nje armiku te perbashket qe eshte egoja veset e keqija momentalish po ecen zhvillimet nen kursin e trysnis ashpersis imponimit por kjo I zgjoj te gjith DHE dhemb per dhemb ngado po vjen reflektimi ashper kunder padrejtesive treguesit e fakteve Jan NE zhvillim ka rendesi zgjimi reflektimi mospajtimi tjerat NE rrall llogaritet si koh qe vin shum shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *