• |
ide | kryesore

PAMJET/ Aksidenti i frikshëm i biznesmenit Kristian Boçi

Arkiva, Lajme, Të fundit
aksident



Një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Rrogozhinë – Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte. Automjeti tip Mercedez “GLE” me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit ishte biznesmeni Kristian Boçi i cili në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur. Pas aksidentit ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të dokumentuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet si shkak të jetë bërë lagështia në dhe shpejtësia e lartë. Mediat raportojnë se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

Kristian Boçi është i njohur për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale. Pak kohë më parë Boçi u vu në fokus të mediave pasi me urdhër të SPAK iu sekuestruan atij dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij pasuri të shumta në vlerën e trreth 50 milionë eurove. Dyshohet se ato janë vënë me anë të aktiviteteve të paligjshme dhe më pas janë përfshirë në një skemë pastrimi parash. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Nga dje origjine ish kooperativiste kallamoq e dhalle,…sot i gdhire milioner eshte me se normale kjo kategori demografike milionere te shkoje per lesh,….askujt nuk i dhimbset se vjen nga leshi e shkon,….per lesh albanistanez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *