• |
ide | kryesore

Rusia dëbon gjashtë diplomatë britanikë, i akuzon për spiunazh

Arkiva, Planet
Rusia, Sulmi terrorist me mbi 130 viktima në Moskë, Putin



Shërbimi rus i sigurisë FSB ka revokuar akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë në Moskë, me arsyetimin se veprimet e tyre treguan shenja të spiunazhit dhe sabotimit.

FSB-ja ka thënë të premten se posedonte dokumente që tregonin se një departament i ministrisë së Jashtme Britanike në Londër po koordinonte atë që e quajti “përshkallëzimin e situatës politike dhe ushtarake” dhe ishte e angazhuar për të siguruar humbjen strategjike të Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, raporton The Guardian.

“Faktet e zbuluara japin bazë për të konsideruar aktivitetet e diplomatëve britanikë të dërguar në Moskë nga drejtoria, si kërcënuese për sigurinë e Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë të FSB-së.

“Në lidhje me këtë, në bazë të dokumenteve të ofruara nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë dhe si përgjigje ndaj hapave të shumtë armiqësorë të ndërmarrë nga Londra, ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, në bashkëpunim me agjencitë e interesuara, ka ndërprerë akreditimin e gjashtë anëtarëve të departamentit politik të ambasadës britanike në Moskë në veprimet e të cilëve u gjetën shenja spiunazhi dhe sabotimi”, thuhet më tej në deklaratë.


2 Comments

  1. Koha po ecen shpejt por Jo vlersimin mendimit fjalesh vepres tone NE menyren e duhur qe per kohen te kapim NE koh hakun qe meriton nje hajdut I MADHI po na e vjell ate kjo eshte egoja thotë:

    Te gjith ndaj njeri tjetrit kemi per ti then dicka te keqe pasi te gjith e shohim GJITHCKA ndryshe te ndryshem na Ben formimi DHE angazhimi egoja por fatkeqsisht GJITHCKA me faktet nuk po I bindet orjentimit urdherave tona egos ton as me ligjet tona as me fuqin ton as unitetin ton Egon fuqin ton raketat teknologjin ton per fatin e keq te deshtimin egos ton GJITHCKA eshte e krijuar me persosmeri. Rregull mas hak e mirorjentuar qe never gjithckaje ose do ti japin hakun DHE shperblehemi ose do ti hyjm NE hak DHE shperblimi do jet fundosja ndeshkimi jon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *