• |
ide | kryesore

Shqipëria do të ketë rënien më të madhe të lindshmërisë në rang global deri më 2054

Arkiva, Lajme, Të fundit



Emigracioni i lartë dhe plakja e popullsise do te çojne popullsine e Shqipërise ne renie pa kthim ne të gjithe skenarët. Kombet e Bashkuara ne projeksionet e reja “Rishikimi i Perspektivës së Popullsisë Botërore 2024” e renditën Shqipërine si vendin me renien më të fortë te normave të lindshmerisë (fertilitetit) për grua me rreth 15% deri ne vitin 2054 ne rang global.

Pas Shqipërisë vendet qe do te kene renie te larte të lindshmërisë do të jenë Armenia, Moldavia, Mali i Zi etj. OKB vëren se niveli i fertilitetit, ose numri mesatar i lindjeve te galla per grua gjatë gjithe jetës, ka rënë ndjeshem gjatë dekadave te fundit ne shume vende. Aktualisht, shkalla globale e lindshmërisë shtë 2.25 lindje te gjalla per grua, nje femije me pak se një brez më parë. Ne Shqiperi aktualisht niveli i lindshmërinë per grua është më pak se 1.2 femije, shumë poshtë shkallës së zëvendesimit.

Ne shumicën e shoqërive, femijet dhe të moshuarit konsumojnë mesatarisht me shume sesa prodhojnë. OKB keshillon se pothuajse ne te gjitha vendet dhe zonat me popullsi qe tashme kanë arritur kulmin ne madhesi te popullsise, dritarja e mundësive per rritjen e pershpejtuar ekonomike te lidhur me një popullsi rinore është mbyllur. Megjithatë, edhe ne vendet ku pjesa e popullsise ne moshe pune (midis 20 dhe 64 vjeç) po zvogelohet, ka mënyra per të nxitur rritjen ekonomike.

Një nga strategjitë që rekomandon OKB është që vendet me renie te popullsise duhet te bëhen gjitheperfshires, duke futur ne tregun formal te punes grupe që tradicionalisht jane perjashtuar, si grate, te moshuarit dhe personat me aftesi te kufizuara.

Nje qasje tjeter qe rekomandohet eshte rritja e produktivitetit te punonjesve duke investuar ne formimin e kapitalit njerëzor dhe trajnimin e vazhdueshem, duke perdorur teknologjise, duke perfshire robotiken, automatizimin dhe inteligjencën artificiale (Al). Imigrimi (prurjet e emigranteve) mund të ndihmoj gjithashtu ne zbutjen e mungesës së fuqisë punetore te lidhur me plakjen e popullsise te paktën ne afat te shkurter.

Migrimi ndërkombëtar nuk mund të kompensojë rënien e popullsise ose plakjen e popullsisë ne terma afatgjate, por nuk duhet pare si nje “zgjidhje” per ate që ne fund te fundit eshte një proces universal dhe i pakthyeshem: tranzicioni demografik.

Në vendet ku nivelet e lindshmerisë janë tashme nën zëvendësimin, emigrimi i njerezve ne moshën riprodhuese mund te kontribuoje ne renien e mëtejshme te popullsisë. Ne 62 per qind te vendeve dhe zonave te grupit qe tashme perjetojne nivele të uleta te lindshmerise, emigracioni ka te ngjare te kontribuoje ne zvogelimin e mëtejshem te numrit të popullsise nga tani deri ne vitin 2054. Në këtë grup vendesh bën pjesë edhe Shqipëria.

Më herët, OKB, ne projeksionet e reja per ecurine e popullsise se botes deri me 2054, referon se Shqiperia renditet ne mesin e vendeve me rënien më të madhe te popullsise ndermjet 2024-2054 në rang global.

Ne vendet ku nivelet e lindshmerise janë tashme nën zëvendësimin, emigrimi i njerezve ne moshën riprodhuese mund te kontribuoje ne renien e mëtejshme te popullsise. Në 62 per qind te vendeve dhe zonave te grupit që tashme perjetojne nivele te ulëta të lindshmerisë, emigracioni ka te ngjare te kontribuoj ne zvogelimin e mëtejshme te numrit të popullsise nga tani deri ne vitin 2054. Në këtë grup vendesh ben pjese edhe Shqiperia. Më herët, OKB, ne projeksionet e reja per ecurine e popullsise se botës deri me 2054, referon se Shqiperia renditet ne mesin e vendeve me renien me te madhe te popullsise ndermjet 2024-2054 në rang global.

Raporti referon se grupi i vendeve ku perfshihet Shqiperia, Bonje dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do te perballet me nje renie te popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme. Këto vende do te kene normat me te larta globale te renies se popullsisë./Monitor


3 Comments

  1. Këtu është t’ju qish robt ligjvensve të bythës dhe gjykatë të ridhjerjes,edhe kur lindin babain e fëmijës e futin në me ligjin e bythes jane -minorene-

  2. Këtu është t’ju qish robt ligjvensve te bythes dhe ghykatës të ridhjerjes se edhe kur lindin babain e fëmijës e futin në burg me ligjin e bythes jane -minorenë-.

  3. SHQIPERIA E KARIT STRATEGJIK NUK DO TE EKZISTOJE ME ME SHQIPTARE

    AH DELE SYLESHA KURVA QE DOREZONI LIRINE KE ALEATI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *