• |
ide | kryesore

Tajfuni “Yagi” në Vietnam/ Arrin në 233 numri i të vdekurve

Lajme, Planet



Tragjedia në Vietnam nuk ka fund pasi numri i të vdekurve nga tajfuni Yagi, i cili shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje, vazhdon të rritet. Numri i të vdekurve ka shkuar në 233 ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën për nxjerrjen e trupave.

Ndërkohë, 103 persona janë ende të zhdukur dhe më shumë se 800 kanë mbetur të plagosur. Më së shumti viktima janë regjistruar në provincën Lao Cai. Rrugët janë dëmtuar, duke e bërë të pamundur transportin e pajisjeve të rënda për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *