• |
ide | kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hidhet në kosh, Olta Xhaçka falenderon deputetët e PS

Arkiva, Lajme, Të fundit
Xhaçka



Në takimin e zhvilluar sot në Elbasan e mori fjalën edhe deputetja Olta Xhaçka. Siç mëson Lapsi.al ajo falenderoi kolegët e Grupit Parlamentar të PS për ndihmën që i patën dhënë duke shkelmuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur mandatin e saj.

Xhaçka ndihej mirënjohëse për mbrojtjen politike me urdhër të Edi Ramës por kurrsesi nuk dha asnjë shenjë pranimi te konfliktit të interesit pas dhënies së statusit “investitor strategjik” për bashkëshortin e saj.

Mbrëmë në mesnata mazhoranca hodhi në kosh sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke vendosur që çështjen t’ja dërgojë për interpretim Komisionit të Venecias. ©LAPSI.al


16 Comments

  1. Rrofte reforma ne Drejtesi. Si gjithmone shqiptaret duhet te duartrokasin dhe te ngopen me luhare bosh. Mjer mjer

  2. Pune karakurvash me krye karakurvin e Surrelit.Imagjinojeni qar shteti e hedh ne kosh gjykaten kushtetuese🥹😇😂🙈, i bje qe ky ky krye kurvi i Surrelit kur ti ngrihet te heq koken.Popull shum po shum trim jemi ee 😂😂😂😹😹😹

  3. I lumte pjeshka..keni inat ju??? Pas bregdetit, malokja e jugut do ti kthehet dhe alpeve te veriut qe ti grabise

    1. Po kur bejn si te nevrikos keta zhelet e diplomacise nderkombetare…cfar fallciteti ..sikur nuk jane ata pergjegjesit per derexhen ku eshte katandis sistemi

  4. Normale qe i falenderon, mire ben. Pa shoket e partise do ishte ne burg tani. Ose duke u shker…er moteleve te amerikes, sic bente para se ta sillnin ketu

  5. Ata që bërtisnin që SPAK s’ka prova, përse nuk bëjnë transparencë dhe ja japin shqiptarëve të gjykojnë nëse aty, në 500 faqe prokurorët e SPAK kanë gjetur prova apo jo?

    Pse tremben? Pse e ruajnë në sëndyqet e errëta të shtëpive, fondacioneve, pallateve, kullave, vilave, transfertave bankare, sponsorizimeve politike e të tjera e të tjera?

    Është e paprecedentë në Shqipëri, që individë që e konsiderojnë veten të pafajshëm, të mos dorëzojnë në media atë që ata e konsiderojnë skandaloze duke bërë akuza tepër të rënda e të përditshme për prokurorët e SPAK.

  6. Turpi eshte i amerikaneve qe shesin moral por ketej marrin valixhet me dollare dhe i BE qe kane harxhur dollaret dhe eurot e takasa paguesve te tyre por qe shkojne ne mbrotje te mafies ne pushtet.

    1. 18:22 o analfabet patronazhist. Provat ti nxjerrë prokuroria e posaçme se ajo e ka për detyrë, por si nxjerrin se janë prova të tjetërsuara.
      Po mos ki merak se do t’i vijë koha dhe shpejt!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *