• |
ide | kryesore

VOA: Deputetët socialistë nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Olta Xhaçka mban mandatin si deputete

Lajme, Të fundit
olta xhacka kushtetuese



Në Shqipëri, për herë të tretë, vota e deputetëve socialistë pengon kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të ish Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Në ndryshim nga dy rastet e mëparshme, socialistët zgjodhën pas mesnatës të së enjtes, që këtë herë të abstenonin në shumicë (65 vota) dhe vetëm 9 u shprehën kundër.

Vetëm 25 votat e deputetëve të opozitës të cilat ishin në favor, nuk mund të bënin asgjë. Përfundimi mbeti i njejtë, pavarësisht se sipas kryetares së Gjyatës Kushtetuese Holta Zaçaj “askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fuqia e vendimeve të saj është e barabartë me fuqinë e ligjit. Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë të mos zbatosh Kushtetutën dhe ligjin”.

Rasti i mandatit të deputetes Xhaçka e ka zanafillën që në qershor të vitit 2022, kur 14 deputetë demokratë, iu drejtuan parlamentit me një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimin e mandatit të ish ministres.

Paralelisht, disa ditë më vonë një mocion i ngjashëm u paraqit dhe nga një tjetër grup deputetësh të opozitës. Sipas tyre zonja Xhaçka ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.

Ndërkohë që vetë zonja Xhaçka ka këmbëngulur se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë.

Në atë kohë, socialistët vlerësuan se nuk plotësoheshin kriteret për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Në nëntor 2022, ata votuan kundër mocionit të opozitës, e cila menjëherë më pas iu drejtua Gjykatës.

Kjo e fundit u përball me dy kërkesa, njëra nga 1 e dhjeta e deputetëve, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes tyre dhe parlamentit dhe shfuqizimin e vendimit të marrë prej tij, dhe tjetra, nga 1 e pesta e deputetëve që përveç shfuqizimit të vendimit, kërkonte konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit, pra shqyrtimin prej saj, direkt të rastit.

Gjykata i kaloi të dyja kërkesat në seancë gjyqësore, por në fund, në janar të vitit 2023, i dha të drejtë 1 të dhjetës së deputetëve duke rrëzuar vendimin e parlamentit dhe duke vlerësuar se çështja duhej trajtuar prej saj dhe jo nga parlamenti, i cili sipas Kushtetueses, duhet të kishte pranuar mocionin e opozitës. Ndërsa kërkesa e 1 të pestës së deputetëve u pushua.

Për më shumë se 1 vit, rasti u mbajt zvarrë nga parlamenti, dhe vetëm në prill 2024, kaloi sërish në seancë plenare, ku 72 votat kundër të shumicës, bllokuan sërish dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Socialistët iu referuan përcaktimit ligjor se “parlamenti vendos” dhe se vendimet merren me votë, e deputetët janë të lirë për mënrën se si votojnë, dhe se kjo përcaktohet në Kushtetutë ku thuhet se mandati i tyre nuk është detyrues.

Opozita e cilësoi qëndrimin e socialistëve një “puç kushtetues” dhe iu drejtuan sërish gjykatës, e cila në korrik të këtij viti shfuqizoi sërish vendimin e parlamentit, duke kërkuar sërish nga parlamenti që rasti t’i përcillej asaj.

Kryetarja Zaçaj tha se: “deputetët duhet të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës, pasi ky votim nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare dhe si e tillë nuk ka të bëjë me parimin e mandatit jodetyrues të deputetit, por është në kuadër të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”.

Mbetet e paqartë se si do të veprohet më tej, dhe nëse deputetët e opozitës do të kërkojnë sërish ndërhyrjen e Gjykatës e cila praktikisht është vënë në një përplasje të drejtpërdrejtë me parlamentin.

Kryetarja Elisa Spiropali, përfaqësuese e shumicës socialiste, u shpreh pas votimit se do t’i dretohej menjëherë Komisionit të Venecias, për të bërë një interpretim të situatës, e cila si asnjëherë më parë, ka vënë përballë dy nga institucionet më të rëndësishme të vendit./VOA


16 Comments

  1. Na plasi bytha per Gjykaten Kushtetuese. ne kemi pushtetin dhe kete pushtet e perdorim si

    te na doje kokrra e qejfit i pelqeu apo si pelqeu ca depudet-nongratave qe kapen pas

    rastit te Xhackes sikur u be nami se u be i shoqi investitor strategjik. Pse ke do benim

    investitor strategjik , te benim Bardhin, Noken , salinjanin? Rini rehat o te paudhe, skeni

    c’i beni Rames qe ua ka izoluar e arrestuar liderin tuaj e kapeni pas fustanit te Xhackes

    per ta c’veshur nga mandati i depudetes.

  2. Prandaj duhej rinovuar kjo mut opozite. Si mund te kerkoj hesap e njejta opozit kur Sala vete as qe qinte per gjykata sa ishte ne pushtet. Per 21 janarin ju tha atyre ikni se po ju vras dhe juve. Ptu bythqira…..

    1. 09:11!!! Pra gjithmonë fajin e Saliu dhe bastardi Rama dhe grupi kriminal i deputetëve të rilindjes jo!!! Pika në b…ë o patronazhist!!

        1. ESHTE OLSI R. pas Xhackes dhe eunukut Agaci, ndaj zien muhabeti

    2. 21 janari ishte nje grusht shteti faktik dhe ai beri mire se ruajti teresine e institucioneve. Rama donte te krijonte Kaos dhe kur u kercenua se ne rast se e bente perseri do te goditej direkt ai qe ishte ideatori i saj atehere Rama u terhoq si bq nga skenari i nje pranvere arabe ne Shqiperi

  3. Keshtu e mbrojten dhe Sajmir Tahirin keta te ridhjerjes si kete baxhellen por me ne fund e dorzuan.Kjo eshte praktika e ketyre gra dhe moterqirve ridhjeras.

  4. Kush do të bëhet si Azemi nga këta që janë në PD? Gazment Bardhi? Ai është gati të bëjë autokratikë çdo ditë që i ka shpëtuar goja e ka thënë “babi i Zenit”.

    Flamur Noka? Ai dhe po e pa ëndërr të flasë kundër Berishës, shkon i kërkon falje të nesërmen, se siç thotë populli “ëndrra janë, ndoshta dalin”.

    Tritan Shehu? Siç patë thënë Azemi për të, sa vetë i mblidhen atij në sheshin “Skënderbej”, atij i mblidheshin kur i binte goma e makinës në Fan të Mirditës.

    Luçiano Boçi? Ai është gati të rrihet me grushte me ata që guxojnë të bëjnë humor me Berishën.

  5. Si mund te kete besim populli ne kete opozite kur kryetari i PS u ka arrestuar kryetarin e tyre.

    dhe keta rrine e bejne ham ham ne parlament. Po te ishte PD ne pushtet e ti bente PS dhe kryetarit te

    saje ate qe po i bejne opozites sot , PS do ti vinte flaken sic i vuri flaken Shqiperise ne 97-en apo ne

    21 janar. Mendojeni vete , nese kryerari i nje familje do te mbante peng kretarin e nje familje tjeter

    c’do benin pjesetaret e asaj familje, do te rrinin duarkryq, do kercenin valle me te sic po kercejne

    depudetet e opozites vallen fallse parlamentare?

  6. Keta qe drejtojne grupin parlamentar të-PD-së janë-gaz-lotsjellsit-që qerruan demokratet e thjeshte tek selia disa servila karrikesh,disa frikacake qe nuk jua ndjen fare për Berishen.Ata duan sa më parë te denohet qe te marrin drejtimin e partise.Por nje gje duhet te dine se pidhin e grave te tyre do votohen nga demokratet.

  7. Prokuroria duhet te hetoje , per ata qe nuk zbatuan vendimin e Gjykates Kushtetuese..nese ka akoma Prokurori!

    1. Ilacet, po jo nga ato te rimbursimit, per ty duhen te mira, safì. t’ja fusesh me gjume deri per vit te ri..

      1. Ariqen arixhiu tigri i zi u qi grate on line.
        Hajd per hajer me kolopuce te zinj. Sa do gezohet gramoz peçi cigarja. Termet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *