• |
ide | kryesore

Berisha: Ballkani i Hapur kishte qëllim kapitullimin përfundimtar të Kosovës dhe ndarjen e saj

Lajme, Të fundit



Në fjalën e tij përpara mbështetësve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e Ballkanit të Hapur. Berisha u shpreh se qëllimi i projektit ishte kapitullimi i Kosovës dhe ndarja e saj. Sipas kryedemokratit, Edi Rama, ndërmori një nismë ruso-serbe, që mbështetej fuqishëm nga Sergei Lavrov dhe Aleksis Soros, dy armiq të kombit shqiptar. Berisha thotë se me Ballkanin e Hapur, Rama shtriu hegjemoninë serbe në Shqipëri, Maqedoni. Kreu i PD-së shtoi se kjo nismë izoloi Kosovën. Sipas tij kjo solli rënien e saj në prehrin e Serbisë, ndarjen midis Vuçiçit dhe argatit të saj në Tiranë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, dy vite më parë ju u ngritët në këmbë në prag të samitit të Ballkanit ruso-serb, Ballkanit të Hapur, në një protestë që u shënua në rajon dhe në Europë. Argati i Aleksandër Vuçiçit, Edi Rama, ndërmori një nismë ruso-serbe. Mbështeti një nismë, të cilën ne e denoncuam që në takimin e saj të parë.

Një nismë që mbështetej fuqishëm nga Sergei Lavrov dhe Aleksis Soros, dy armiq të kombit shqiptar. Me Ballkanin e Hapur, Edi Rama shtriu hegjemoninë serbe në Shqipëri, Maqedoni.
Izoloi Kosovën. Kjo ishte nisma, e cila pas ndarjes dhe ndryshimit të kufijve, duhet të sillte kapitullimin përfundimtar të Kosovës, rënien e saj në prehrin e Serbisë, ndarjen e saj midis Vuçiçit dhe argatit të saj në Tiranë. Por opozita shqiptare e denoncoi dhe nuk e pranoi kurrë.

 


7 Comments

  1. Malltezi me anë të korrupsionit pasiv siç pretendon organi i akuzës, nëpërmjet transaksioneve të fshehta, i ka treguar shtetasit Fatmir Bektashi por edhe trashëgimtarëve të familjeve pronare, se që të arriheshin objektivat duhet të bashkëpunonin duke vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre,o salih si e spiunove ate politikanin polak qe i dhe raki aa shkoje ne poloni e arrestuan dhe lapsi nuk e ben lajm.

  2. I thuri lavde Berishës pasi e priti me raki e tortë, arrestohet për korrupsion ish-eurodeputeti polak,ceceni ta shpartallon bythen o byrektor i salihut,fli gjume tani se salihu po fleh.

  3. Armiku i Popullit
    Ne shqiperi levizjet per shtet dhe demokraci
    Ne shqiperi jan ber me gjak derdhje
    Ne shqiperi ska politikane dhe dipllomate
    Qe te vezhgojne dhe te veprojne ne rrugen e demokracis dheprosporitet demokratik
    Gjat krijimit te shtetit shqipetar mbizoteron
    Egoja e kultit te individit dhe e pashallekut
    Nje teori mediokre trockiste ne mes te Evropes
    Nacjonalizmi fodelluku esht kthier ne vandalizem per interesa personale
    Dhe jo interesa kombetare dhe ne sherbimin e popullit
    Politikanet medipker te shqiperis
    Shesin peralla,me nbret popullit
    Se politikanet dhe udheheqesit e shqiperis jane patriot
    Nje thenje popullore thote
    VARI UJKUTMELCIT NE QAFE
    PRAQENE VITIN 1945
    MELCIT E POPULLIT SHQIPETAR JANE TE VARURA NE QAFEN E POLITIKANEV DHE TE WEVERIVE TE SHQIPERIS
    POPULLI SHQIPETAR Vzhdon e do vazhdoje te te vaje nga kejo kast politike
    E cila esht njeperbindesh i pa ngopur me pSurit dhe gjakun e popullit Shqipetar
    45
    Vjet sistemi Hoxhist
    Shqipetaret neperburgje internim me nje te ardhur
    Vetem tre buke di kileshe
    Demokracia
    Munges ilacesh mallera me cmime me te larta ne Evrope
    Krim
    Kondrabande
    Drode
    Pensjoni njeqind mije lek te vjetera
    Populli pa pune mbasi demokracia i dha fund buqesis blektoris industris
    Si politika e jashtme dhe ajo e brendeshme
    Mbaron luft e ftohet fillon luft e ncehet
    Shqipetaret sot jane rreckamanet e Evropes
    Hiq oligarket
    Ku me parat e popullit hapin shoqata bamiresie
    Popullin shqipetar e udheheqin bandat e krimit dhe te narko shtetit
    Cdo propogante ose polutike shfritezohet per interesat e oligarkis dhe jo per te miren e popullit dhe ceshtjen kombetare
    Ceshtja kombetare shqipetare ne politiken shqipetare
    Segziston
    Se per kombin sakrifikohet kurse shqipetaret komb kane parane
    Interesin
    Politika dhe dipllomacia e nje shteti
    Esht qe populli te ket mireqenje dhe gjitoni te mire dhe levizje te lire
    Pra derisa mungojne keto tre gjera
    Tregon qe politikanet shqipetare jane
    Nje cerdhe Hajdutesh dhe kriminele qe sju shkon mendja kur per problemet e tire
    Por vetem per ti vjedhur rrjepur dhe hedhur ne mesin e rrugeve per interesat e tire

  4. O Berishe mjaft e tunde flamurin e nacionalizmit, se i ka dale boja. Kosova e ka klasen e saj politike qe ka treguar se eshte e zonja ti dali zot vendit te tyre. Ti kujton se duke bere populistin do shpetosh nga drejtesia?

  5. Kjo është kategori e korruptuar që presin burgun ngjashëm si Berisha, për të kuptuar se çfarë ndodh.

    Njësoj si polakut Czarnecki, i pat ndodhur në vitin 2001 dhe James Trafikantit, një ish- kongresmeni amerikan. Edhe atëherë Berisha ishte i izoluar dhe nuk e vizitonte askush. Dioguardi loboi të sillte Tarfikantin, të cilit i premtuan se kur të merrnin pushtetin, ai do merrte terminalin e “cargo”-ve në Rinas. Nuk arriti as ta shikonte Berishën në pushtet, as ta shikonte më Rinasin se e arrestuan dhe atë për korrupsion.

  6. Shoqëria Kontakt sh.p.k. në vitin 2022 ka transferuar pranë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione shumën prej 30,000 euro.

    Totali: 50 504 euro

    Në përfundim, SPAK konkludon se “rezulton plotësisht e provuar se Sali Berisha, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.bushat behu burre boto te plote akuzen qe spak ka bere per salihun,ndihmo ne qartesimin e opinionit publik,e per detyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *