• |
ide | kryesore

I afërmi i tyre ndërroi jetë, 40 persona shkatërrojnë spitalin në Itali

Lajme, Planet



Një akt dhune është regjistruar ditën e djeshme në një spital në Pescara në Itali, ku 40 persona, burra dhe gra me origjinë rome hynë në departamentin e Onkologjisë duke dhunuar e thyer gjithçka që gjenin përpara. Ky veprim i tyre ka ardhur pas vdekje së një të afërmi të tyre i cili ishte shtruar në këtë spital.

Sipas mediave italiane, situata doli jashtë kontrolli, ku u thyen dyer dhe mjetet spitalore u hodhën në tokë, teksa u desh ndërhyrja e policisë për rivendosjen e qetësisë dhe lejimin e transferimit të trupit në morg. Kaosi shpërtheu kur familjarët morën vesh për vdekjen e të afërmit të tyre, një 60-vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë.

“Dënoj fuqishëm aktin e dhunës së ushtruar nga një grup prej rreth dyzet personash në dëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor, pacientëve dhe aseteve të departamentit të Onkologjisë të spitalit Pescara,” deklaroi drejtori i përgjithshëm i spitalit të Pescara-s Vero Michitelli.


3 Comments

  1. Jefgjitet ne Itali jane me te fisem se shqiptaret ne Tirane, bejne gjithcka kur neperkemben, ndersa ne Tirane vidhen barbarisht, vdesin per sherbim mjekesor dhe drejtoret e QSUT-se e ministresha e shendetesise marrin falenderime per shendetesi te rilindur.
    I gjithe populli duhej te demonstronte para kryeministrise per ate qe ndodhi te Onkologjiku ne Tirane.
    Merrni shembull nga komuniteti rom ne Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *