• |
ide | kryesore

Kultivonte kànabis mes një zone pyjore në Greqi, vihet në pranga 36-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike kanabis, në një zonë pyjore të Imathia.

Siç bëjnë me dije mediat greke, gjatë një operacioni policor, oficerët e Narkotikëve zbuluan një plantacion me bimë kanabisi dhe nisën hetimet për të arrestuar kultivuesin.

Pak ditë më vonë aty është shfaqur 36-vjeçari shqiptar, i cili ka nisur të kujdeset për 25 bimët e kanabisit 1.50 metër të lartë që kultivonte dhe është arrestuar në flagrancë.

Bimët narkotike u shkulën dhe u konfiskuan së bashku me pajisjet e përdorura nga kultivuesi, i cili u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Veria me çështjen e ngritur ndaj tij për kultivim droge.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *