• |
ide | kryesore

Aksident në Rrogozhinë, plàgòsen dy turistë polakë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Këlcyrë, Tujanit, Lezhë, aksident, Paskuqan, aksident, polici



Një aksident është regjistruar, midis dy mjeteve në autostradën Rrogozhinë Lushnjë në afërsi të fshatit Zhamë pranë mbikalimit.

Një mjet tip wolkswagen i marrë me qira  në të cilin udhëtonin dy turistë polakë kanë goditur nga pas një automjet top Renault kombi. Si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy turistët dhe drejtuesi i mjetit dhe që të tre janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Aktualisht të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i përplasjes janë krijuar radhë të gjata dhe uniformat blu po kujdesen për disiplinimin e lëvizjes së mjeteve. Grupi hetimor në vendngjarje po dokumenton ngjarjen.

Nga të dhënat paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin shtetasit polakë dhe lagështia në rrugë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *