• |
ide | kryesore

Absurditeti i importit të plehrave

1, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Skena jonë politike është e mbushur me absurditete. Kemi një kryeministër që pretendon se Shqipëria demokratizohet vetëm në mënyrë autoritare, duke shkatërruar edhe flakën e fundit të pluralizmit, konkurrencës politike dhe demokracisë brenda partisë në pushtet. Deri tani kjo filozofi ka prodhuar modelin e qeverisjes së Njëshit që shqiptarët e njohin mirë, po jo për demokratike. Mbetet ende mister mënyra se si vendosja e diktaturës Rama sot brenda PS-së, nesër do gjenerojë demokratizimin e Shqipërisë.
Aq më tepër kur demokracia prej kohësh është fshirë jo vetëm si koncept por edhe si kujtim tek partitë e tjera politike shqiptare që nuk kanë rëndësinë e Partisë Socialiste. Sidomos tek PD-ja berishiste, që u rithemelua nga themeluesi për të ecur drejt të kaluarës, duke lënë pas të ardhmen. Cështjet që e shqetësojnë PD-në sot kanë të bëjmë me vrasjet e 21 janarit në vitin 2011, privatizimi i sport-klub partizanit në vitin 2008 apo me zgjedhjet e vitit 1997. Nuk është cudi që nesër kur të afrohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 vëmendja berishiste të fokusohet tek themelimi i PD-së në vitet 1991-1992. Ky është absurditeti i një partie që avancon drejt të kaluarës për të shërbyer si muzeum i liderit të saj.
E megjithë absurditetet e shumta që gëlojnë në skenën tonë politike nuk ekziston absurditet më madhor se përpjekjet e vazhdueshme të qeverive Shqiptare për të importuar plehra, ose “mbetje”, sic i quajnë me përkëdheli. Që nga Qeveria Nano 2 në vitin 2004, qeveritë Berisha 3 në vitin 2011, qeveria Rama 1 në vitin 2016 dhe deri tek qeveria Rama 2 sot në vitin 2024, ka dy dekada që qeveritë tona insistojnë për të importuar plehra.
Absurditeti i këtij insistimi qëndron tek rrezikshmëria që përbën si për mjedisin edhe për ekonominë tonë importi i mbetjeve. Kombinimi i kapaciteteve tona administrative të kufizuara, dhe shpesh të korruptuara, me vështirësinë e monitorimit të mbetjeve (për të përcaktuar nëse janë apo jo të rrezikëshme) e bën importin e mbetjeve një bombë me sahat që kur të shpërthejë nuk do të dëmtojë vetëm mjedisin por edhe turizmin shqiptar.
Natyrisht qeveria Rama në këtë pikë do na “sqarojë” se nuk ka vend për panik sepse bëhet fjalë për importin e një numëri të kufizuar mbetjesh jo të rrezikëshme. Është i njëjti “sqarim” që na bënte dje qeveria Berisha, dhe pardje qeveria Nano. Dhe është e vërtetë që pika 3 e nenit 73 të projektligjit për Menaxhimnin e Integruar të Mbetjeve që ka propozuar qeveria Rama thotë se “Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme”.
Problemi është se, sikurse prej vitesh na paralajmërojnë ekspertët e ambientit, importi i mbetjeve është shumë i vështirë të monitorohet me sukses. Së pari, sepse nuk është e lehtë të ndash mbetjet e rrezikëshme nga ato të parrezikëshme, apo mbetjet që mund të riciklohen nga ato që nuk mund të riciklohen.
Për të kuptuar këtë mjafton të shikosh skandalin që ka shpërthyer me bllokimin e ngarkesës që doli nga porti i Durrësit drejt Tajlandës. Ende sot nuk e dimë me siguri nëse ngarkesa që është bllokur është mbetje toksike, hiri i prodhuar nga filtrat e furnaltës së firmës Kurum, apo nëse kemi të bëjmë thjesht me hidroksid apo oksid hekuri (ndryshk) që po eksportohet si mineral.
Dicka që në pamje të parë duket e thjeshtë për tu përcaktuar kërkon hetim nga organe të specializauara ndërkombëtare dhe analiza laboratorike që nuk janë bërë (dhe nuk e di nëse mund të bëhen) nga dogana shqiptare. E thënë ndryshe, nëse lejojmë importin e ndryshkut si mbetje e parrezikshme sot, nesër është shumë e lehtë që dikush që pretendon se po importon ndryshk të sjellë hirin toksik të ndonjë furnalte për ta groposur në vendin tonë.
Dhe kjo është sfida e dytë që shfaq importi i mbetjeve; monitorim i tyre pasi futen në territorin shqiptar. Duhen kapacitete administrative, apo institucione, shtesë për të garantuar që mbetjet që importohen shkojnë në destinacionin e deklaruar dhe nuk përfundojnë në groposje apo incenerim. Këto institucione duhet të kenë jo vetëm kapacitetin por edhe ndershmërinë e duhur për të garantuar që një mbetje e parrezikëshme që importohet për tu ricikluar nuk rezulton të jetë një mbetje e rrezikëshme që groposet në territorin tonë duke kontaminuar tokën, ujërat dhe ajrin.
Skandali i inceneratorëve tregoi se administrata jonë publike, ku padyshim ka edhe njerëz të aftë dhe të ndershëm, nuk i ka ende kapacitetet e nevojshmë për të menaxhur mirë mbetjet që ne vetë prodhojmë. Ndaj nuk ka kuptim që ti ngarkojmë kësaj administrate edhe një detyrë shtesë, kontrollin e mbetejeve që vinë nga jashtë.
Dua ti besoj Partisë Socialiste kur thotë se e gjithë afera korruptive e inceneratorëve, që do zgjidhnin problemin e plehrave tona, u bë nën hundën, apo pas shpinës, së kryeministrit, ndoshta paksa naiv. Ama kush na garanton që nesër nën hundën, apo pas shpinës të të njëjtit kryeministër (se PS tashmë tjetër nuk ka), nuk futen në Shqipëri mbetje toksike të ambalazhuara si mbetje të parrezikëshme?
Në këto kushte nuk ka sens të propozosh ligje që lejojnë importin e mbetjeve nga jashtë kur qeveria ende nuk ka zgjidhur problemin e mbetjeve që prodhohen nga brenda. Rreziku që mbart një import i tillë nuk mund të justifikohet me asnjë llogjike ekonomike, sidomos në një vend si Shqipëria që ka shpallur turizimin si prioritet.
Imagjinoni se cfarë do ti ndodhte imazhit të Shqipërisë nëse në të ardhmen zbulohet që në kuadrin e importit të mbetjeve të parrezikëshme kanë hyrë në vendin tonë mbetje toksike që janë groposur apo djegur pranë zonave turistike, që tashmë shtrihen në të gjithë territorin shqiptar. Një skandal i tillë do hidhte në erë të gjithë markën tonë turistike si një vend me natyrë të virgjër dhe me ushqim cilësor bio.
Lexuesi skeptik me të drejtë do më thotë që një skandal i tillë mund të ndodhë edhe në mungesë të ligjit. Po të kemi parasysh kapacitet tona të kufizuara doganore dhe monitoruese, shpesh si pasojë e penetrimit të korrupsionit në administratën tonë publike, nuk është cudi që në vendin tonë të futen mbetje të rrezikëshme edhe pa lejimin e importit.
Problemi është që miratimi i Nenit 73 të projektligjit që ka paraqitur qeveria Rama, duke lejuar importin e mbetjeve në territorin e Shqipërisë sot, e lehtëson edhe më shumë shpërthimin e një skandali toksik nesër. Jo vetëm si pasojë e dobësive të njohura të administratës sonë publike por edhe sepse në biznesin e mbetjeve dhe plehrave shpesh përfshihet krimi i organizuar. Mjafton të shikosh skandalet me menaxhimin e plehrave nga mafia në Italinë fqinje, apo nga Cosa Nostra në qytetin e New York në SHBA.
Në këto kushte rreziku që shfaq importimi i mbetjeve, sado të parrezikshme të klasifikohen ato nga qeveria, është jashtëzakonisht më i madh se përftimi ekonomik që ai prodhon për një grusht të vogël biznesesh. Sidomos në një vend si Shqipëria që ka shpallur si motor ekonomik turizmin. Për këtë arësye propozimi i qeverisë Rama për të importuar mbetje nga jashtë është absurd.

Artikull i shkruar enkas per Lapsi.al nga Blendi Kajsiu


14 Comments

  1. Fajin e ka berisha qe i dha tecet kurumit . Kjo eshte filozofia e justifikimit idiot te sektit mavi . jane te marre si komandanti i tyre . Jane deri ne gryke me mut dhe justifikohen se nuk vjene era .

  2. ARRESTOHET KADRI YMER KELLIRA:POLICIA E KAPI YMER KELLIREN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK LLULLA CYPIT AFER PALLATIT TE BLENDI FEVZIUT thotë:

    KADRI YMER KELLIRA DUHET TE GJOBITET SE PO NXJERRE NJE ERE MUTI NGA GOJA BILES ANDI BUSHATI ARMAND SHKULLAKU DHE FATOS LUBONJA PO E TALLIN PO I THONE SE YMER QELBAZA MERDE KELLIRA KA DIARREA NGA GOJA

  3. ndryshimin e destinacionit të atyre terreneve dhe godinave përmes korrupsionit të administratës shtetërore dhe favorizimeve të drejtpërdrejta të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndërtimin më pas të 19 kullave me dhjetëra apartamente për të përfituar nga shitja e tyre shuma të konsiderueshme monetare. Gëzim Begeja, alias Xhimi, është personi, i cili për shumë vite ka mbuluar aktivitetin e Jamarbër Malltezit për ish-klubin Partizani, duke kryer të gjitha veprimet, deri në daljen në skenë zyrtarisht të dhëndrit.

  4. ANDI BUSHATI E TALL KEQ KADRI YMER KELLIREN TE CILIT NUK I OFROHET AFER ASNJE NJERI SE I MBANE GOJA ERE MUTI thotë:

    KADRI YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH DENIS MINGES KAR BOLES BOLINO DHE KRESHNIK SPAHIUT E MOS SHKRUAJ KETU TE LAPSI

  5. “Shtetasi Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, me detyrën për t’i shërbyer qytetarëve, ka zgjedhur t’i japë ligjeve dhe akteve nënligjore, formën që i përshtatet interesave të familjes së tij’’.

    Kështu shkruhet e zeza në të bardhë në dosjen e SPAK plote me prova, me të cilën mori të pandehur Sali Berishën, dhëndri Jamarber Malltezi, bashkëpunëtorin e tij dhe bashkëpronar Xhimi Begeja dhe investitorin Fatmir Bektashi, i akuzuar për korrupsion aktiv.

  6. KADRI YMER KELLIRA NGA KARI I RRJEDHE QELBESIRE DHE MUT,NGA GOJA NXJERRE ERE MUTI-PRANDAJ E TALLIN TE GJITHE SE DO TE NGORDHE I VETEM SI ZAGAR I PJERDHUR thotë:

    KADRI YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH VELLAIT TE EDI DHE GREG KRISTAQ RAMES OLSI RAMES

  7. Është një sëmundje ngjitëse që nuk ka ngjyrë dhe parti, por është e ngjashme te të gjitha partitë, sepse është “rruga e vetme” që ky sistem politik inponon.

    Ndaj Rama nga Skënderbe mund të shndërrohet në Papë, ndërsa ai tjetri majë ballkoni nga “Babi i Xenit” është shndërruar në lëpirje përditë me llapë i asaj që kanë pështyrë në “Babi më fal, se gabova”.Lexoje mire dosjen tende salih jo me syzet e karaxhicit vellait tend dhe na thuaj pse ngjani aq shume ju te dy,pse nuk ngjan me vellain tjeter qe ke ne tropoje dhe qe nuk e takon prej vitesh.

  8. Dosja e SPAK: Berisha bën VKM për HEC-e dhe HEC-et paguajnë mijëra euro për dhëndrin Jamarbër Malltezi,o lapsi i bushatit e shkullakut lajmi i detes deri gjygjin e salihut eshte vetem Dosja e Spak,behuni serioz dhe botoni pjese pjese kete dosje i nje familjeje kriminale e Salih Berisha,pjese Klanit te Geshtenjave.

  9. ANDI BUSHATI E TALL KËQ KADRI YMËR KËLLIREN TE CILIT I MBANË GOJA ËRE MUTI DHE NUK I OFROHET ASKUSH AFËR KADRI YMERIT thotë:

    KADRI YMER KËLLIRË IK
    FUTJA KARIN NË BYTH MUT VELIUT OLSI RAMËS FRRYK ÇYPIT DHE DENIS MINGËS

  10. Me deklaratën e fundit që bëri, Sali Berisha është i bindur se ashtu si kapomafiet për të nderi dhe solidariteti familjar janë mbi ligjin dhe se, në emër të tyre, ti mund të vjedhësh e të vrasësh por të gjithë duhet ta dinë se këtë e bën nga që je një burrë i ndershëm dhe një kryefamiljar që mendon vetëm për familjen.

  11. GREG KRISTAQ RAMA E TALL KEQ KADRI YMERIN TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI PRANDAJ E TALLIN ANDI BUSHATI ARMAND SHKULLAKU DHE FATOS LUBONJA thotë:

    HAHAH HAHAH KADRI YMER KELLIRE IK FUTJA KARIN NE BYTH ILIR GABEL YZEIRIT FRRYK LLULLA CYPIT MUT VELIUT DHE ALEXANDER VUCICIT

  12. Berisha thotë në mbledhje, duke akuzuar Ylli Pangon për lobing ndaj Presidentëve të klibeve të futbollit, se nëse ka procedura të sakta nuk ekziston asnjë terren sportive në Tiranë. Dhe përmend në fillim Stadiumin “Qemal Stafa”, “klubin Partizani” dhe kubin “Dinamo”.

    “Nuk ekzistojnë stadiume në Tiranë, po të isha unë kryetar bëshkie, e po e bëri ai e përgëzoj. Stadiumet nuk duhet në mes të qytetit, duhet të dalin anash”, thekson Sali Berisha.

  13. FATOS LUBONJA E TALL KEQ KADRI YMERIN I CILI SILLET VERDALLE VETEM NEPER SHQIPERI SI NJE ZAGAR I PJERDHUR TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI DHE E TALLIN TE GJITHE thotë:

    HAHA HAHA KADRI YMER KELLIRE IK FUTJA KARIN NE BYTH MUT VELIUT DHEMBALLEKRIMBURIT FRRYK CYPIT LLULLA SKENDER GERON MINXHOZIT DHE YLLI PATES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *