• |
ide | kryesore

Deklaratat e Keir Starmer/ Imazhi i Shqipërisë si “kosh” refugjatësh

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin “Ruanda” i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin “Shqipëria”. I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: “Po le ta shohim. është ende herët. Jam i interesuar për të parë se si do të funksionojë. Mendoj se të gjithë kështu janë. Por është ende shumë shumë herët”.

Britaniku konfirmon kësisoj se mbetet i hapur për t’i dërguar refugjatët drejt Shqipërisë, ku ata mbyllen nëpër kampe, për të shmangur mundësinë e arratisjes dhe depërtimit ilegal në BE.

Kampet e izolimit të refugjatëve afrikanë janë në mbarim e sipër në Shëngjin dhe në Gjadër. Sipas paktit Rama-Meloni parashikohet që refugjatët të qëndrojnë për rreth një muaj aty, koha që nevojitet për kryerjen e procedurave të vlerësimit të kërkesës për azil. Në kampin e Gjadrit, që do të menaxhohet nga italianët është parashikuar të strehohen jo më shumë se 3 mijë refugjatë burra afrikanë në të njëjtën kohë.

Duhet thënë se ideja që po josh liderët europianë, për t’i mbyllur emigrantët afrikanë nëpër kampet e Shqipërisë, bie në kundërshtim me premtimin e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit marrëveshja me Italinë konsiderohet “1 në 100”.

Kështu e quajti ai në intervistën për Financial Times, kur tregoi edhe ofertën që i bëri ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson kur ishte në detyrë.

“Boris Johnson më telefonoi dhe më tha, “E komplimentoj udhëheqjen tuaj, le të bëjmë diçka së bashku. Le të kemi një marrëveshje që Britania të sjellë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm për t’i mbajtur atje, për t’i trajtuar”. Unë thashë, “Më falni, kjo nuk është e mundur,” shpjegoi Rama për Financial Times.

Por deklarata e Keir Starmer shërben për të kuptuar edhe diçka tjetër.

Qeveria shqiptare ka bërë një propagandë të shfrenuar për të përçuar mesazhin se imazhi i Shqipërisë nëpër botë ka ndryshuar. Deputetët socialistë e konsiderojnë një “brand” të vërtetë të imazhit të Shqipërisë, kryeministrin Rama, që gjithnjë tërheq vëmendjen kur parakalon me atlete të bardha në takimet e ndërkombëtarëve.

Konfidencat e Edi Ramës me liderëve e BE-së, samitet ndërkombëtare që organizohen në Tiranë, ftesat për të diskutuar mbi tema globale janë pjesë e një narrative që tenton të bindë se vendi ynë ka kapur një pozicion kyç në arenën ndërkombëtare, tani që për imazhin kujdeset qeveria e Ramës.

Por kur liderët europianë i lënë mënjanë kortezitë dhe kalojnë në terma konkretë, tabloja përmbyset. Shqipëria del të jetë një venddepozitim emigrantësh në sytë e tyre. Çështja katandiset nëse do gjendet ndonjë vend tjetër të Afrikës që do pranojë refugjatët pasi të marrë ca para, apo t’ia ngecin Shqipërisë. Thënë këtë, kuptohet pse Edi Rama ia lejon vetes të përkëdhelet herë pas here nga “miqtë” e tij në samitet ku është i ftuar rregullisht.

Modeli që propozon marrëveshja Rama-Meloni për trajtimin e refugjatëve është kritikuar nga disa organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Mes tyre janë Human Rights ëatch dhe Amnesty International që kanë ngritur shqetësimin për shkeljen e të drejtave të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve, “përfshirë edhe izolimin arbitrar të tyre” në kampin e Gjadrit.

Keir Starmer i konfirmoi gazetarëve se ka folur si me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ashtu edhe me presidentin e Francës Emmanuel Macron për çështjen e azilkërkuesve. Por kur është konsultuar me Xhorxhia Melonin ai tha se “Ajo ka disa ide të forta dhe shpresoj t’i diskutoj këto me të. Ne kemi folur se si t’i përmirësojmë operacionet e përbashkëta, pra është diçka për të cilën do të flasim”./Lapsi.al


29 Comments

    1. Po çmut zgjohuni!
      Rama e ka dhan përgjigjen e ksaj disa herë.
      Dhe ju e thoni ma sipër.
      Pra nuk pranohen emigrantë të tjerë në Shqipëri.
      Megjithse ne lezhjanët, vende pune duam.

    2. Nuk mundet të pyesësh, Por kujt i kishim kështu borxh, të paktën pa e ditur deri në 2014 ?
      Enverit? Amerikës, Italisë, Gjermanisë ?
      Një person, një familje!
      Dënimi? Motivi ? Sa kohë? Pa ligjë kuptohet? Por cili është qëllimi final? Vdekja, po Vdekja kemi thënë se nuk na tremb. Fëmijët gay, aty dini ju?
      Riabilitatzione? No, shteti nuk mundet, ndofta nuk don, chi lo sa ? Dimostrazione , di che cosa ?
      Enverit , them unë duhet të behet ajo që Ramizi Alia kishte bërë . Dita e Enverit, Pionieret e Enverit, Universiteti Enver Hoxha, Porti Enver Hoxha. Uzina Enver, Shkolla e Bashkuar Enver Hoxha . Busti i Tijë në çdo qytet të Shqipërisë dhe Kosovës? Ne e merituam, si udhëheqës, se edhe barë kemi henger dhe parimet mos t’i shklasim . Mehmeti, Hysniu, Kadriu, Feçorri, e shumë e shumë të tjerë ishin agjent të huaj ? Rroftë Partia deshtë me thanë .
      Teatri në ekran, divertente.

  1. Eshte teper vone zgjimi. Axhenda e Sorres pas kapjes se drejtesise ka qene gjithmone zhvendosja e popullsise. Te ikin shqipetaret nga keq qeverisja dhe te mbushet me afrikane e arabe. Kjo ide iu propozua ne samitin e Vjenes te gjatit para 5 vitesh. Ai beri sikur refuzoi dhe me pas u vetofrua sipas nje plani gradual. Prisni kur te vij dhe Ripi i Gezes se shpejti. Jo me kot erdhi presidenti Izraelit para pak ditesh. Ne 2030 shqiperia me shumë gjasa do të ndrrojë flamur dhe gjuhet oficiale perkrah shqipes do jete arabishtja dhe ato afrikane dhe ndonje anglishte apo frengjishte sa per sfond nderkombetar. Zgjimi duhej bere qe me 3000 muxhahedinet dhe 1000 afganet, se kjo e Melonit thjesht sa i vuri kapakun. Loja eshte hapur prej kohesh ne dem te shqipetareve.
    Flini gjume o qyqarë ose më mirë merrni rruget e botes dhe prap votoni per Sorrën e oficerit e tij te korruptuar.

    1. Shume koment i sakte. Ne si popull qe ka vuajtur diktaturen duhet te ishim shume te ndjeshem ndaj c do shfrytezimi. Por jo pranuam te nenshtrohemi dhe meritojme c do gje qe po na behet.

    2. Po mire do bejne,nuk do ta lene bosh kete vend kaq te bukur,me afgane nepaleze bangladeshe apo zulute e Afrikes do ta mbushin.Nuk ka faj Rama se po ikin shqiptaret,s’kane mend pa ikin.Ketu eshte parajsa e ne ( jo ne pleqte,ne ketu do ngordhim)por femijet tone,u ka mare koha ere.Shihni o te uruar se cfare udheheqsi kemi,tere vendet e perendimit na e kane zili.U be Shqiperia jone e vogel qendra e botes vetem prej tij.Ai eshte Skenderbeu modern i Shqiperise.Ne 730 mije pensionistet jemi te kenaqur sa me ska me qeverisjen e tij.Ja tani do na ngreje pensionin me 5 mije leke ( te vjetra) ne muaj.Ej nuk jane pak,eshte goxha para gjysme pule e ngrire

  2. Si mundet te jete kaq i shpifur, kaq i papergjegjshem, kaq i shitur , kaq legen, kaq i paskrupullt, kaq letyre, kaq i pangopur, kaq i degjeneruar, kaq psikopat, kaq funderrine ky qelbesire qe vetem pasurohet dhe krekoset si kryeminister.
    Mendoj qe ka kaluar cdo cak. Kjo qe ndodh eshte e turpshme. E ka cuar dinjitetin dhe pavaresine e ketij kombi ne fund te kembeve.
    Per pushtet shte gati te lepij bythen e cdo drejtuesi shteti, vetem e vetem te hiqet zvarre ta shtyj si ta shtyj.
    Se vetem ne pushtet garanton lirine etij, placken e vjedhur, paprekshmerine e cetes se tij te hajduteve, paprekshmerine e trafikanteve te droges, mbylljen e ndertimeve gjigande ku ka aksionet kryesore, sigurine e familjes etj etj.

  3. ndryshimin e destinacionit të atyre terreneve dhe godinave përmes korrupsionit të administratës shtetërore dhe favorizimeve të drejtpërdrejta të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndërtimin më pas të 19 kullave me dhjetëra apartamente për të përfituar nga shitja e tyre shuma të konsiderueshme monetare. Gëzim Begeja, alias Xhimi, është personi, i cili për shumë vite ka mbuluar aktivitetin e Jamarbër Malltezit për ish-klubin Partizani, duke kryer të gjitha veprimet, deri në daljen në skenë zyrtarisht të dhëndrit.shqiperia ka 1.5 milion shqiptare qe jane pranuar nga shtetet perndimore,na pelqen kur na pranojne,por behemi te keqinj me shpirt per te ndihmuar te tjeret,ju shpellkare gazekare jetoni me mendesi komuniste ne shekullin e ri ne nje bote globale.

    1. Ik o palle se le te vjedhin sa te duan, sikurse kane vjedhur per 30 e kusur vjet, por kazan e geto aziatikofrikane nuk ka guxuar kush ta kthej shqiperine me vetedije te plote!

  4. I’m InDuan te na zhdukin kol9nizatoret qe mos na paguajne demshperblimet e te keqijave qe na kane bere. Ngrihuni dhe shporreni kete ndyresiren Zioniste ne Pushtet se duan te na shkretojne. Nje popull si i yni.me i vuajtur ne Bote duhet te mos i KIshte lene KURRE ARMET DHE TE KOPJONTE TOKERANCEN FALLCO TE EVROPES. ENVER HOXHA NUK ISHTE BUDALLA QE IZOLOI Shqiperine. Edi Rama mbahet nga te huajt ne pushtet per re shkaterruar Shqiperine

  5. “Shtetasi Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, me detyrën për t’i shërbyer qytetarëve, ka zgjedhur t’i japë ligjeve dhe akteve nënligjore, formën që i përshtatet interesave të familjes së tij’’.

    Kështu shkruhet e zeza në të bardhë në dosjen e SPAK plote me prova, me të cilën mori të pandehur Sali Berishën, dhëndri Jamarber Malltezi, bashkëpunëtorin e tij dhe bashkëpronar Xhimi Begeja dhe investitorin Fatmir Bektashi, i akuzuar për korrupsion aktiv.Ti kari salihut i ores 17:33 erdhe ne tirone nga pidhi malokes vellezrit i ke shperndare neper europe duke shitur droge dhe parate ja con serbit salih dhe ti ha mut salihu cdo dite.

    1. Vë bast që ti i orës 19:11 , shurra e Edmajasell je zgjyra Djall Agaçi me llapën e Mer Gëlbazës .

      1. Lajmet që marrë une tash sa vjet, sa kanë iterres?
        A rrejnë mediat? Dhe nuk flasin drejt mbi argumentet ? Dhe çfarë po duanë me demostruar? Kulturën e informacionit të rremë o të ngjashme me rrenen ?
        Forcën, po ajo është arma e të fortëve! Dhe kush po i ndalon ta perdorin? Objektivin ?
        Frika? Më vjen keq por ka vdekur. Nuk mundëm t’ju ndihmojë në ketë moment . Che cosa hai detto? Corso mediterranio 17 Torino ?indizio che mi avveva datto dr. Galino in Tribunale di Torino ?
        Uomini forti o meno forti, ricchi o poveri sonë fatit di carne, ossa, e liquido. Non credo di aver sbagliato salla legge di natura.

  6. Himara Autonome
    Cpopullimi i vendit
    Esht nje lufte e cila shkateron nje shtet
    Mbas cpopullimit
    Pritet popullimi
    Pra ki popull i ri ne shqiperi detirimisht
    Qe do jet me Aziayike dhe Afrikane
    Shqipetaret gezohen we
    Qe qeverite perzune
    Himarjotetnga vendi i tire
    Dhe u zvendesuan me Shqipetare
    Pra mos u gezoni me fatekeqesin e tjeterit
    Se fatkeqesia e juaj do jete me e madhe se
    Himarjoteve

    1. Goro e bollano halete me te tjere tavas mutis mire jane? 16.51 sa mire e paske kuptuar globalizmin, je nje bythqir i dalluar.

    2. Ore MOTERQIRE GREK i ores 23:18….Ah po ,edhe FAR’EFISE QIRE.
      Mor grekmuti kush e bani Hinmaren greke eahh…!?
      Ik or VERRESHPUAR ne gerrrqi.
      ZHDUKU OR ARMIK I SHQIPTAREVE !!!!

    1. Te vjen graqia, komshia. Ruse serb e polake kane ble prona sa tdush nga tonat, te tjere te bardh te huaj qe si dime me qindra kan pashaportat shqipe.
      Si tduket kjo?

  7. Është një sëmundje ngjitëse që nuk ka ngjyrë dhe parti, por është e ngjashme te të gjitha partitë, sepse është “rruga e vetme” që ky sistem politik inponon.

    Ndaj Rama nga Skënderbe mund të shndërrohet në Papë, ndërsa ai tjetri majë ballkoni nga “Babi i Xenit” është shndërruar në lëpirje përditë me llapë i asaj që kanë pështyrë në “Babi më fal, se gabova”.Miu te kiu i haleve te salihut ka 12 vjet qe vuan opoziten e salihut ne ballkon,por si nje bythqir byrektor qe eshte vazhdon te shkerdhehet qe salihun ta kenaqe me videot qe ben gjate orgjise te shqupi.

  8. Dosja e SPAK: Berisha bën VKM për HEC-e dhe HEC-et paguajnë mijëra euro për dhëndrin Jamarbër Malltezi,o lapsi i bushatit e shkullakut lajmi i detes deri gjygjin e salihut eshte vetem Dosja e Spak,behuni serioz dhe botoni pjese pjese kete dosje i nje familjeje kriminale e Salih Berisha,pjese Klanit te Geshtenjave.

    1. Mua me rruan karin se nuk jam shok i ketyre bythqirave, more vesh kari. Po kur shkruhet per x mos me dil te ypsiloni. Fshatar robqir.
      Na cave karin ballkoni ballkoni, ketu ka ikur vendi per lesh kurve o pidhrobsh.

  9. Me deklaratën e fundit që bëri, Sali Berisha është i bindur se ashtu si kapomafiet për të nderi dhe solidariteti familjar janë mbi ligjin dhe se, në emër të tyre, ti mund të vjedhësh e të vrasësh por të gjithë duhet ta dinë se këtë e bën nga që je një burrë i ndershëm dhe një kryefamiljar që mendon vetëm për familjen.

  10. Berisha thotë në mbledhje, duke akuzuar Ylli Pangon për lobing ndaj Presidentëve të klibeve të futbollit, se nëse ka procedura të sakta nuk ekziston asnjë terren sportive në Tiranë. Dhe përmend në fillim Stadiumin “Qemal Stafa”, “klubin Partizani” dhe kubin “Dinamo”.

    “Nuk ekzistojnë stadiume në Tiranë, po të isha unë kryetar bëshkie, e po e bëri ai e përgëzoj. Stadiumet nuk duhet në mes të qytetit, duhet të dalin anash”, thekson Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *