• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Kush qëlloi me armë pranë Trumpit që luante golf

Arkiva, Lajme, Të fundit
trump



Donald Trump është marrë menjëherë nën mbrojtjen e Shërbimeve Sekrete pasi agjentët e tij hapën zjarr ndaj një burri që u pa me një armë teksa ish-presidenti ishte duke luajtur golf në fushat e tij në Florida.

Burimet të New York Post thanë se Shërbimi Sekret pikasi një individ të dyshimtë në kursin ndërkombëtar të golfit “Trump” në West Palm Beach dhe hapi zjarr kur agjentët panë diçka që dukej të ishte si tyta e një arme.

Nuk është e qartë nëse burri ishte në ambientet e kursit apo afër tij. Një agjent hapi zjarr, duke qëlluar disa herë. Sipas të njëjtave burime personi në fjalë u arrestua më vonë nga policia lokale

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin”, tha zëdhënësi i kandidatit republikan, Steven Cheung pasditen e së dielës.

A motorcade carrying former President Donald Trump arrives at Trump International Golf Club, Sunday, April 2, 2023, in West Palm Beach, Fla. (AP Photo/Evan Vucci)

Ngjarja vjen pothuajse saktësisht dy muaj pasi Thomas Matthew Crooks qëlloi ndaj Trumpit në një tubim në Butler të Pensilvanisë më 13 korrik, duke e plagosur në vesh. Senatori Lindsey Graham shkoi në “X” pak minuta pasi daljes së lajmit për të shtënat duke lavdëruar ish-presidentin për guximin e tij.

“Sapo fola me Presidentin Trump. Ai është një nga njerëzit më të fortë që kam njohur ndonjëherë. Ai është në humor të mirë dhe është më i vendosur se kurrë për të shpëtuar vendin tonë” – shkroi ai.
Rruga West Palm Beach është rreth 5 milje në brendësi të Mar-a-Lago, të cilën Trump e viziton shpesh gjatë dimrit.

Former president Donald Trump arriving in a motorcade at Trump International Golf Course in West Palm Beach, Florida

Shërbimi Sekret, i cili u kritikua gjerësisht pas atentatit të korrikut, shkroi në X se po hetonte një “incident mbrojtës” që përfshinte ish-presidentin. Agjencia tha se po koordinonte punën me zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach për hetimin. Në raportimet e para u tha se dy persona kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit. Megjithatë, autoritetet thanë se hetuesit tani besojnë se i vetmi që qëlloi ishte agjenti i Shërbimit Sekret. ©LAPSi.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *