• |
ide | kryesore

FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit: Ndaj Trump ishte tentativë vrasjeje (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
trump



Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “një atentati të dukshëm” ndaj Donald Trump. FBI deklaroi se Trump ishte duke luajtur një raund në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach kur ndodhi incidenti. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret – i cili po patrullonte – vuri re një tytë pushke që po dilte nga një gardh që rrethonte kursin.

“Ai e zbuloi menjëherë atë individ, i cili u ngrit dhe iku” – tha ai. Një dëshmitar e pa burrin duke ikur nga vendi i ngjarjes me një Nissan të zi dhe e raportoi atë në polici. Oficerët që më vonë kontrolluan zonën ku u vu re burri gjetën një pushkë të llojit AK-47 me një karikator, dy çanta shpine dhe një GoPro.

Pictures of the guns were displayed at the news conference

Më herët, sherifi i kontesë Martin, William Snyder tregoi se si oficerët e tij e ndoqën automjetin e dyshuar përpara se të bënin një zonë “ndalim krimi”. “Njësitet tona rrugore panë mjetin, por pritën pak, nuk e ndaluam menjëherë, nuk donim një ndjekje me shpejtësi të madhe. Pritëm derisa të kishim njësitë adekuate, rrethuam automjetin dhe e detyruam të ndalonte.”

Ai ka shtuar se për shkak të këtyre taktikave kanë arritur që të dyshuarin ta nalojnë paqësisht. Nuk dihet ende nëse i dyshuari ka qëlluar i pari, nuk ka gjuajtur fare apo nëse vetëm Shërbimi Sekret ka qëlluar. Aktualisht ai po merret në pyetje nga policia lokale.

Më pas, një deklaratë nga zoti Trump tha: “Kishte të shtëna armësh në afërsi, por përpara se thashethemet të dilnin jashtë kontrollit, doja që së pari të dëgjoni këtë: JAM I SIGURT DHE MIRË! Asgjë nuk do të më ngadalësojë. Nuk do të dorëzohem kurrë! Do të të dua gjithmonë që më ke mbështetur. Bashkim. Paqe. Bëjeni Amerikën përsëri të Madhe. Zoti ju bekoftë.”

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet: “Presidenti dhe Zëvendës Presidenti janë informuar për incidentin e sigurisë në kursin ndërkombëtar të golfit Trump, ku ish-presidenti Trump ishte duke luajtur. Ata janë lehtësuar kur e mësuan se ai është i sigurt. Ata do të mbahen të përditësuar rregullisht nga ekipi i tyre.”

Ngjarja vjen dy muaj pasi kandidati republikan për president u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani. /LAPSI.al

Police vehicles are pictured near Trump International Golf Club after gunshots were reported in the vicinity of Republican presidential candidate former President Donald Trump. Pic: AP


5 Comments

  1. Law enforcement sources identify Ryan Wesley Routh as suspect in Trump shooting

    This has been just reported elsewhere: “Routh frequently touted his do-gooder credentials and championed left-wing causes on social media.”

    [ Shërbimet policore identifikojnë Ryan Wesley Routh si të dyshuar për të shtënat ndaj Trump

    Kjo sapo është raportuar diku tjetër: “Routh shpesh reklamonte kredencialet e tij më të mira dhe mbrojti kauzat e krahut të majtë në mediat sociale.”]

    Një i majtë nga Hawai që rekrutonte amerikanë për t’i dërguar si mish për top në luftën në Ukrainë.

  2. Nje psikopat i indoktrinuar nga narrativa e cmendurise te se majtes extreme qe shperndahet perdite ne media

  3. Ky nuk eshte psikopat por viktima e rradhes e perdorur nga dora e erret e Deep State, qe po kerkon me cdo kusht eliminimin fizik te Trump pasi e dine ku do perfundojne nese ai fiton. Kjo tregon qarte qe Qamile shurra si ka punet ne vije dhe e vetmja mundesi eshte vrasja e Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *