• |
ide | kryesore

“Ku është i kuqi?”. Polemika për goditjen me kokë të Pellegri ndaj juventinit Gatti: vendimi i arbitrit i habiti

Sport
Pellegri



Arbitri Di Bello është në qendër të vëmendjes së tifozëve të Juventus për vendimin e marrë, mbi kontaktin mes empolezit Pellegri dhe mbrojtësit Gatti, me lojtarin bardhezi që u rrëzua përtokë pas kontaktit.

GODITJA ME KOKË E PELLEGRI

Ish-sulmuesi i Torinos, Pellegri, ka rrezikuar shumë për shkak të goditjes me kokë që i dha juventinit Gatti, pak pasi vetë mbrojtësi të bënte një ndërhyrjeje të jashtëzakonshme po ndaj sulmuesit që rrezikoi të shënonte golin vendimtar. Rrëshqitje perfekte dhe topi i hequr nga kontrolli i sulmuesit të Empolit. Aksioni vazhdoi dhe të dy u afruan në kontakt, ndoshta duke përdorur disa fjalë më shumë. Më pas Pellegri iu afrua me kokë mbrojtësit që u rrëzua në tokë.

Lexo më tej: Thiago Motta me ritmin e Allegrit: Vlahovic çalon, keq të rinjtë e tani vjen Champions

I VERDHË E JO I KUQ, JUVENTINËT TË TËRBUAR

Episodi ndodhi me topin larg dhe pasi aksioni përfundoi, Di Bello ndaloi lojën për të ndihmuar që Gatti të ngrihej, duke ndëshkuar me të verdhë sulmuesin e Empolit. Vendimi i diskutueshëm që ndan në opinione tifozët dhe gazetarët. Një pjesë donin që të dy të ndëshkoheshin me të verdhë, duke e konsideruar si një përballje të nisur nga të dy. Tifozët e Juventus, dhe vetë Gatti, kërkuan kartonin e kuq, duke e interpretuar atë si një faull reagimi dhe polemikat shpërthyen në rrjetet sociale. Në fakt, dyshimi mbetet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *