• |
ide | kryesore

Me gruan në makinë pasi plàgòsi 2 persona, Lul Rakaj tentoi t’i rezistonte policisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lul Rakaj



Lul Rakaj, i cili plagosi dy persona mëngjesin e sotëm në zonën e Malësisë së Madhe, është arrestuar pas një operacioni të forcave speciale RENEA dhe Policisë së Shkodrës.

Rakaj u kap në afërsi të ballkonit panoramik të Tamarës, një pikë turistike e njohur në Malësinë e Madhe.

Gjatë arrestimit, Rakaj tentoi të çante rrethimin e parë të policisë, por u ndalua nga forcat speciale RENEA. Pavarësisht përpjekjes për rezistencë, ai u kap dhe u arrestua pa lëndime të mëtejshme.

Arma e zjarrit që Rakaj mori me vete pas ngjarjes ende nuk është gjetur në makinën e tij.

Në momentin e arrestimit, Rakaj ndodhej në automjetin e tij së bashku me gruan. Operacioni, i cili përfshiu edhe përdorimin e forcave speciale, shkaktoi frikë te rreth 20 turistë të huaj që ndodheshin në ballkonin panoramik të Tamarës me motorët e tyre.

Ndërkohë, dy personat e plagosur, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, janë ende nën kujdesin intensiv të mjekëve. Sakaq, policia po vazhdon hetimet për të gjetur armën e përdorur dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.


2 Comments

  1. ca jane keto shpellare qe lidhen me psikopeter

    po lexoni mi shpellare para se me u lidh

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

    1. Mbase jane eshte shpellare me origjine, por ti je injorant ne njohuri, sepse nuk di te shkruash Gjuhen Shqipe. Nuk egziston fjala “psikopeter” ne shumes. Ca si ti, as per leter higjenike nuk i duhen ketij vendi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *