• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë 2 persona në hyrje të lokalit në Vrakë, autori para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Malësinë e Madhe, ku Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj u qëlluan me armë zjarri në hyrje të një lokali në Vrakë nga Lul Rakaj. Autori qëlloi dy herë në drejtim të Çofit dhe Hasanajt, duke i lënë të plagosur. Të dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Autori i ngjarjes së sotme nuk është një person i panjohur për Policinë, ku afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe ai vrau Kolë Mushkun. Vrasja ndodhi për hakmarrjeje, pasi viktima më herët kishte vrarë babain e tij.


2 Comments

  1. Vazhdoni o malok vrituni mes njeri tjetrit edhe pas 50.vitesh
    Dhe leni pushtetin tju shtype edhe me shum koken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *