• |
ide | kryesore

Tetë migrantë humbin jetën gjatë kalimit të La Manshit

Lajme, Të fundit



Tetë migrantë humbën jetën gjatë natës duke u gdhirë e diel, ndërkohë që përpiqeshin të kalonin La Manshin në mënyrë klandestine për në Angli nga veriu i Francës, thanë sot autoritetet lokale franceze.

Kjo tragjedi vjen më pak se dy javë pas mbytjes së një anijeje, e cila la 12 të vdekur më 3 shtator dhe e çoi numrin e vdekjeve në kalime të tilla që nga janari në të paktën 37.

Tragjeditë kanë ndjekur njëra-tjetrën që nga fillimi i verës.

Në mes të korrikut, gjashtë migrantë vdiqën brenda një jave në tre anije të veçanta, katër më 12 korrik, një grua nga Eritrea më 17 korrik dhe një burrë më 19 korrik.

”Që nga fillimi i vitit, më shumë se 22 000 emigrantë kanë mbërritur në Angli, pasi kanë kaluar La Manshin me anije”, sipas autoriteteve britanike.

E zgjedhur në korrik, qeveria laburiste e Keir Starmer premtoi të trajtojë imigracionin e paligjshëm duke rritur numrin e dëbimeve të emigrantëve dhe duke goditur kontrabandistët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *