• |
ide | kryesore

Asllani zikaltër deri në vitin 2028: Inter rinovon kontratën me mesfushorin shqiptar

F1, Sport
Asllani



Të nesërmen e barazimit me Monzën dhe dy ditë para debutimit të tij në Champions League kundër Manchester City, Interi njoftoi rinovimin e kontratës me shqiptarin Kristjan Asllani. “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Kristjan Asllani. Mesfushori i lindur në vitin 2002 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Asllani u ble nga Empoli për një shumë prej rreth 15 milionë euro në verën e vitit 2022. Në pak më shumë se dy sezone ai bëri 64 paraqitje dhe një gol për zikaltrit. Inzaghi i dha rolin e zëvendësuesit Calhanoglu dhe dje në Monza shqiptari e nisi titullar falë mini-turnoverit të trajnerit të Inter.

INTER NJOFTON RINOVIMIN ME MESFUSHORIN


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *