• |
ide | kryesore

Durrës/ Përplasen dy makina dhe përfundojnë në oborrin e një banese

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në oborrin e një banese. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Hajdari” në Spitallë mëngjesin e sotëm.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por dëme të shumta materiale si në mjetet, ashtu edhe në rrethimin e oborrit të banesës.

Sipas burimeve pranë policisë së Durrësit, ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në po të njëjtin vend, ku makinat përfundojnë nga përplasja e fuqishme drejt e në oborrin e banesave të zonës, ngjarje këto të cilat mund të kishin rezultuar edhe me pasoja fatale.

Sakaq rruga në zonën ku ka ndodhur aksidenti, nuk është e lejuar të përshkohet me shpejtësi të lartë, pasi bëhet fjalë për rrugica lagjesh, ndërkohë që duket se pakujdesia e drejtuesve të mjeteve është e lartë. Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit nga banorët e zonës dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *