• |
ide | kryesore

Humb jetën pas plagëve të marra, 29-vjeçarit shqiptar në Greqi i doli motori nga kontrolli

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në Santorini në Greqi, ku për pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar shqiptar.

I riu ishte duke drejtuar motorin e tij dhe sipas mediave fqinje ka humbur kontrollin duke u përplasur me një makinë e cila drejtohej nga një vajzë 27-vjeçare.

Nga të dhënat e policisë shoferja e makinës nuk ka pasur lëndime. Menjëherë pas aksidentit, i riu shqiptar është transportuar në spital po nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia vijon hetimin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *