• |
ide | kryesore

Jorida Tabaku për statusin e minatorit: Pensionet e tyre duhen trajtuar ndryshe

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, është takuar me minatorët të cilët po protestonin para Parlamentit. Ajo shprehet se minatorët kërkojnë statusin e minatorit, ku ndër të tjera ajo thotë se kjo lloj pune është ndër më të vështirat, më të rëndat dhe me sigurinë më të ulët të jetës.

Tabaku vë gishtin nga qeveria duke thënë se keqshpenzon taksat duke mos bërë të mundur ofrimin e statusit të minatorit për rreth 3200 minatorë. Tabaku shprehet se pensionet e minatorëve duhet të trajtohen ndryshe.

Reagimi i plotë:

Duke qenë se i pashë në protestë tek Parlamenti, ndalova për të biseduar se kush janë problemet. Ata kërkojnë statusin e minatorit për pothuajse 3500 minatorë që janë në një ndër punët më të vështira, më të rënda, me sigurinë më të ulët të jetës, e cila siguron të ardhura të ulta për familjen. Por çfarë ndodh kur del në pension, përveç faktit që është me një rrezik të lartë.

Një qeveri që keqshpenzon taksat më shumë se çdo qeveri tjetër. Mirëpo s’ka pasur vend në buxhet për rreth 3200 minatorë dhe tu ofrojë statusin e minatorit! Kjo duhet ndryshojë! Ndaj sot e nisa ditën me minatorët për një propozim tjetër ligjor! Puna duhet respektuar! Pensionet e tyre duhen trajtuar ndryshe!


12 Comments

  1. Sa vite pune kane keta? Kur kane punuar per here te fundit? Sa vjec ishin kur morren pensionin e pare? Te tjerat jane llafe politikanesh qe paguajne leket tona per te marre vota (si “naftetaret” e Ballshit)

  2. Kjo ben si e majta shampanje. Rri ne rehati dhe seç del flet per te vaferit. I sygjeroj te nderroje kah politik.

    1. O Lapsi pse ulni standardin mediatik dhe jepni kete konkuibine politike. Eshte turp ..nuk ka nivel te larte as profesional dhe as morali politik

  3. Duke qenë se i pashë në protestë tek Parlamenti, ndalova për të biseduar se kush janë problemet…
    What the fuck…??!!!Po kush je ti mi zhele medemek autoktone e tabakhoneve, qe perdoresh si ti doje trapi liderve

  4. Nuk ke faj o 44 vjecare me baby botox…gjoja u ule ti, gju me gju me popullin per ti degjuar hallet.
    Sa e neveritshme dhr per PD qe nuk i skip figura kaq te konsumuara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *