• |
ide | kryesore

LA 7 tallet keq me restorantin Giorgia Meloni në Shëngjin (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Syri i Lapsit, Të fundit



Emisioni “In Altre parole” i televizionit italian me prirje të majta L7, i ka kushtuar një kronikë të gjatë kampeve të pritjes së emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër dhe shtyrjes së herëpashershme të hapjes së tyre. Por ai ka vërejtur me ironi se në vend të tij është hapur në Shëngjin, tratoria Meloni.

Në një kronikë therëse të gazetares Giovanna Botteri tregohen një nga një mbi njëzet portretet e kryeministres italiane që në fëmijëri e deri sot. Natyrisht një pikturë e veçantë i është kushtuar edhe përqafimit të saj ikonik me homologun e vet shqiptar (foto e madhe siper).

Ndërkohë që gazetarja tregonte restorantin në lidhje direkte, të ftuarit në studio pyesnin në mënyrë cinike, nëse ka ndonjë pjatë të dedikuar Melonit dhe nëse portretet e saj gjenden edhe në banjo. “Këtë kult personaliteti do e kishte zili dhe Stalini” shton moderatori. Kamera ka fiksuar edhe një pikturë ku në vend të gjoksit kryeministres italiane i janë vënë edhe dy pjepra (meloni) në gjuhën e saj.

©Lapsi.al


6 Comments

  1. Me deklaratën e fundit që bëri, Sali Berisha është i bindur se ashtu si kapomafiet për të nderi dhe solidariteti familjar janë mbi ligjin dhe se, në emër të tyre, ti mund të vjedhësh e të vrasësh por të gjithë duhet ta dinë se këtë e bën nga që je një burrë i ndershëm dhe një kryefamiljar që mendon vetëm për familjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *