• |
ide | kryesore

Lëndë narkotike si personazhe vizatimorë, arrestohet një person për drøgën sintetike që vinte me postë nga Serbia

Lajme, Të fundit



Drogë sintetike në formën e personazheve vizatimorë që vinte me postë nga Serbia drejt Shqipërisë është zbuluar nga policia. Mësohej se trafikantët e maskonin lëndën narkotike në formën e një puzzle për fëmijë. Policia ra në gjurmë të këtij rrjeti pas muajsh hetime që u finalizuan me arrestimin e 25 personave dhe shpalljen në kërkim të 3 të tjerëve.

Përveç 350 dozave të drogërave sintetike gjatë këtij operacioni policia sekuestroi dhe 1.8 kg kokainë dhe 18 kg kanabis.

Pavarësisht operacioneve të njëpasnjëshme që godasin rrjetet e shpërndarësve të drogës fenomeni vijon të ndodh. Shpërndarësit e lëndës narkotike lëvizin të kamufluar si shpërndarës ushqimesh dhe picash, postierë dhe herë të tjera dhe si taksistë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *