• |
ide | kryesore

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme
te rinjte e ps



Edi Rama ka arritur të rekrutojë në PS, të rinj të ngjashëm me kadetët e ish Shkollës së Bashkuar, të cilët rrekeshin të rivendosnin bustin e Enverit në 21 shkurt 1991, pasi atë e kishin rrëzuar një ditë më parë studentët e futur në grevë urie.

Kjo është fabula e asaj që është propaganduar si ripërtëritja e PS-së dhe kjo po del më qartë se kudo në spin-imin e këtyre të rinjve të akademisë politike të socialistëve, në emisionet televizive në prime time. Përballja e tyre me publikun në të paprituarat e një debati televiziv, i ka nxjerrë ata bllof, ndryshe nga fjalimi i parapërgatitur që lexoi Helena Kaçe në kongresin e PS-së, ku tregoi se sa besim kishte gjyshja e saj tek Skënderbeu i ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Pak ditë më parë, në Opinionin e të enjtes, në studion e Fevziut u shfaq një portret i ri, si përfaqësuese e PS. Nënkryetarja e Asamblesë së PS-së, Ilva Gjuzi, u përball në disa replika me ish kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi dhe ajo u shndërrua në lajm me një batutë. Ajo tha se Këlliçi ishte aq kandidat i dobët sa do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë, e jo më Erion Veliaj. Pra shikoni, një vajzë tek të tridhjetat, e shkolluar në Londër për arkitetkturë, e vë veten shumë më poshtë sesa Lali i 5D. Natyrisht ajo nuk ka përvojën dhe nuk njeh kulisat e politikës, po të rinjtë shquhen për ëndërrimtarë, idealistë dhe synues të së pamundurës, pra të aftë të sfidojnë këdo, madje të “vrasin” baballarët. Por asgjë e tillë nuk dukej tek Ilva, e cila kishte kishte përvetësuar me shpejtësi artin e të përshtaturit, të trashëguar ndoshta nga i ati i saj, ish krytar i PS në Golem.

Por kulmi i qesharakëzimit të këtyre prurjeve të reja do të shpërfaqej gjatë emisionit të Jonida Shehut të dielën në mbrëmje, në Euronews. Aty qenë ftuar 19 vjeçarja Helena Kaçe, sekretari i rinisë, Roy Bashaj dhe vetë Ilva Guzi. Kulmi arriti kur këta kandidatë për deputetë të PS së reformuar u pyetën për figuarat e politikës së vjetër. Natyrisht lavdëruan Erion Veliajn, si mbështetës i të rinjve, thanë fjalë të mira për Gramoz Ruçin, njëra e pershkroi Ilir Metën si gjarpër dhe nuk guxuan të tre, ndonëse dikush u përtyp, dikush u skuq dhe dikush u vu në siklet, të thoshin ndonjë fjalë për Arben Ahmetajn. “Nuk e njohim” qe qëndrimi standart.

Por qershia mbi tortë qe kur në monitor u shfaq fotoja e Ramës dhe tre të rinjve u duhej të komentonin difektet e tij.

“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha me një vetkënaqësi që i buronte nga të gjitha shqisat, Ilva Gjuzi.

“Nuk kam kapacitet të gjykoj në këto nivele, jo për të qënë politikisht korrekt po kështu mendoj”, vazhdoi si i zënë në faj Roy Bashaj.

Dhe kulmi, Helena Kaçe, ajo që u shpall nga Rama në kongres si pasardhësja e tij: “E meta e Edi Ramës është se ai bën aq shumë për vendin sa harron edhe veten e tij”, tha ajo. Tani ta krahasosh këtë 19 vjeçare, me Elisën që e quan Skënderbe, me Mimin që e konsideron artist me famë ndërkombëtare, me Milvën që e etiketon pa frikë si brandin e Shqipërisë në botë, e kupton fare lehtë se sa po rinovohet PS-ja.

Rama, ndonëse mund të ndryshojë moshën mesatare, po e tredh deri në fund mendimin e lirë dhe kritik në parti. Shembull qenë këta të rinj që fabrika e manipulimit vendosi t’i testojë në emisionet e mbrëmjes, në përpjekje për të dhënë mesazhin e rinovimit. I gjithë operacioni ka rezultuar një dështim dhe nuk dihet më nëse zyra e propagandës do t’i lejojë më të dalin në TV.

©Lapsi.al


33 Comments

  1. Këto buçet me fyt të thellë mirë bëjnë që lehin.
    Bastardi i kiços u hell ndonjë zorrë … dhe ato e lavdrojnë normal.
    Puna është te delet votëshitëse që e kanë votuar dhe e votojnë përdhunuesin e tyre.

  2. Dosja e SPAK: Berisha bën VKM për HEC-e dhe HEC-et paguajnë mijëra euro për dhëndrin Jamarbër Malltezi,o lapsi i bushatit e shkullakut lajmi i detes deri gjygjin e salihut eshte vetem Dosja e Spak,behuni serioz dhe botoni pjese pjese kete dosje i nje familjeje kriminale e Salih Berisha,pjese Klanit te Geshtenjave.

  3. cojeni deri ne fund fjaline, dordolecet e Rames e dordolecet e Berishes. Te dyja krahet vec dordolece ka e njerez pa shtylle kurrizore po vec ushtare te Rames e Berishes.

    1. Fiks. Rini pa integritet. Nuk ka Oksford, Harvard, London School e Columbia qe te ta ndertoje shtyllen kurizorw, kur nuk ke palcen

        1. Po loqe Saliu jot osht njesoj si Rama. Kaq e thjeshte eshte. Me ata te dy ma zi do bahet ene per ty dumbabist.

  4. Na thuaj pak edhe per te rinjte e PDse o Bushat,do dali ndonje kundra Berishes apo do presin deri sa te vdesi dhe pastaj te shpresojne per pushtet!

      1. Një fjalë e urtë popullore thotë që moca klysha more do bojë!! Ose ai pyll ato derra ka!! Ose ai stan ato dele ka!!

  5. Populli trim liridashes dhe pak bythqim. Kumunistet nuk i nderrojne liderrat, presin sa te vdesin. Pataj vendosin nje te ngjashem. Kanceri i hongert.

  6. Keta “kalamane” qe duken sot si te pafajshem dhe adhurues te fyhrerit te tyre, neser do te jene

    lubite e korrupsionit , te vjedhjeve e shperdorimeve.

    1. tamam, biles nonji mund te ket dhe fatin e beqe, tahirit , ter kokes, por do dalin me procedure qe te gezojne parate

  7. ka ksi robsh-plehra plot shqiperia , dhe qeveria ridhjerese punon qe te kete edhe me shume.

    habitesh kur sheh noi te ri me mend ne koke shumica jane te hallakat nga varferia e familjes dhe ne shumicen e rasteve pa pike orientimi per te ardhemn, ndersa pjesa tjeter jane te paafte te vendosur per te vjedhur si keta plehrat e mesiperm

  8. Me deklaratën e fundit që bëri, Sali Berisha është i bindur se ashtu si kapomafiet për të nderi dhe solidariteti familjar janë mbi ligjin dhe se, në emër të tyre, ti mund të vjedhësh e të vrasësh por të gjithë duhet ta dinë se këtë e bën nga që je një burrë i ndershëm dhe një kryefamiljar që mendon vetëm për familjen.

  9. Dmth kto qe kane mbaru shkollat neper europe e US jane dordolece.
    Cfare me qujt cunin e kryetarit te debim internimeve qe ka mbaru shkollen per italisht ne kohe te dulles?

  10. Berisha thotë në mbledhje, duke akuzuar Ylli Pangon për lobing ndaj Presidentëve të klibeve të futbollit, se nëse ka procedura të sakta nuk ekziston asnjë terren sportive në Tiranë. Dhe përmend në fillim Stadiumin “Qemal Stafa”, “klubin Partizani” dhe kubin “Dinamo”.

    “Nuk ekzistojnë stadiume në Tiranë, po të isha unë kryetar bëshkie, e po e bëri ai e përgëzoj. Stadiumet nuk duhet në mes të qytetit, duhet të dalin anash”, thekson Sali Berisha.Shpellkare me Haloperidolin kini kujdes!!

  11. Vetëm për një gjë të vjen çudi. Si ka mundësi që këta dordolecët servila të Ramës nuk I ka promovuar Top channel si TV inceneratorësh e kapur nga Lali Eri? Le që kot flas. Top channel është i zënë duke promovuar fundërrina, plehra dhe pederasta. Rasti i fundit është skandali i pseudo priftit Nikolla Xhufka. Xhufkën e merrni nëpër emisionet ata të Topit që të jepte mend ky debili me veladon. Se Topi tashmë ka interes vetëm audiencën, dhe për të është I gatshëm të ftojë nëpër emisione lloj lloj “mbeturinash” e parazitësh asgjëbërës, apo “kurva shalë e gjoks jashtë”.

    1. Mos fol kështu për Topin! Se ata po i shave TV apo emisionet, e aq më shumë Lali Erin, të lëshojnë sharësa nëpër komente. Akoma s’e ke marrë vesh ti ça lloj monstrash janë ata? Kush e di ç’iu duket vetja atyre se kanë grumbulluar shumë para, janë bërë offshore tashmë dhe janë bythë e brekë me pushtetin!! Po the Topi zëre se the rilindja dhe anasjelltas! Topi kur thuhet se do i japë emision Elvis Naçit hajdutit fetar, imagjino!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *