• |
ide | kryesore

“Nuk po tregoj mungesë respekti”: Veselinovic kapet te manualet e trajningut, Cungu nervoz me sulmuesit

Sport
veselinovic



“Fusha nuk ishte e cilësisë më të mirë. Dua të uroj kundërshtarin për luftën dhe u kisha thënë djemve që na pret një ndeshje e vështirë. Nuk është vetëm dëshira jonë, por është detyrim të marrim tre pikët në çdo ndeshje. Nuk e kemi arritur, pritet që të analizojmë pse nuk ia kemi arritur dhe të përmirësohemi”. Alexandar Veselinovic, tekniku i Partizanit, ndalet në barazimin e dytë radhazi në kampionat. Vetëm 1-1 ndaj Laçit dhe fusha mbetet alibia e vetme për teknikun serb, që sheh kreun të largohet.

Sidoqoftë, ndryshe nga paraqitja, jo gjithcka është e qetë për Veselinovic. Tekniku evitoi të përgjigjej nëse i kishte pëlqyer performanca e skuadrës: “Duke marrë parasysh nga ajo që mësohet në proceset e licencimit për trajner, unë mbaj mend pak nga ajo që ka ndodhur nga ndeshja dhe do ishte joserioze të përgjigjem në këto momente. Nuk po kundërshtoj, por duke pasur parasysh që jam në ndeshje dhe duhet të marr parasysh shumë faktorë, po them për momentin që nuk jam i përgatitur për këtë lloj pyetje. Nuk është mungesë respekti. Ky është vendi i 8 ku punoj e jetoj si njeri i përgjegjshëm dhe i qëndroj pas çdo vendimi që marr dhe respektoj këdo që jam përballë”, tha Veselinovic për RTSH pas ndeshjes.

CUNGU; “NUK MUND TË HUMBASËSH KAQ RASTE”

“I kënaqur për lojën dhe atë që treguan djemtë. Pos situata ku ndodhemi nuk na lejon të gëzojmë shumë. Kishim shumë momente ku me pak gjetësi mund t’i zgjidhnin më mirë. Kundër një ekipi si Partizani edhe barazimi mund të pranohet”. Armando Cungu, tekniku i Laçit, nuk e ka provuar ende shijen e fitores, edhe pse performancat nuk kanë qenë për tu hedhur poshtë: “Sa keqardhje? Kam, pasi kundër një ekipi is Partizani duhet të shfrytëzon të gjitha mundësitë dhe të jesh më i qetë. Kemi keqardhje të madhe, pasi u bënë disa ndeshje. Skuadra po luan mirë, por nuk po marrim rezultate”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *