• |
ide | kryesore

Paradoksi Rabiot: pretendoi më shumë para, përfundoi nga Juventus te Marseille e paguhet më pak

F1, Sport
Rabiot



Akord i arritur mes Adrien Rabiot dhe Marseille dhe një vendim surprizë i mesfushorit. Klubi francez e bëri të ditur zyrtarizimit me një njoftim për shtyp: “Olympique Marseille njofton se ka arritur një marrëveshje në parim me Adrien Rabiot, për ardhjen e mesfushorit të kombëtares franceze. Lojtari do t’i bashkohet zyrtarisht OM-së, në varësi të rezultatit të testeve mjekësore”. E në fakt, mesfushori francez, i liruar pas rinovimit të dështuar me Juventus, është gati të rifillojë me klubin e presidentit Pablo Longoria. Rabiot do të mbërrijë në mbrëmje në Marseille (foto zyrtare e ekipit është planifikuar për të mërkurën), ndërsa vizitat mjekësore do të kryhen të martën, përpara se ai të nënshkruajë një kontrate dyvjeçare.

Operacioni u krye nga drejtori sportiv Benatia. Lojtari gjithashtu ishte në kontakt me Atletico Madrid, Galatasaray dhe gjithashtu Milan. Tani e pret De Zerbi në Marseillë. Rabiot nuk bëri zgjedhje por zgjidhje, duke qenë se pretendonte më shumë para dhe do të paguhet më pak e për më tepër nuk do të luajë në Champions League. E kundërta e asaj që deklaroi e ëma e tij Veronique për L’Equipe (“Ai dëshiron të luajë në Champions dhe pret një klub të madh që luan për të fituar trofe”). Për Rabiot është një rikthim në Francë pasi ka luajtur nga 2013 në 2019 për PSG.

Lexo më tej: E ëma e Rabiot i përgjigjet teknikut të Juventus Motta: “Kurrë nuk kemi menduar të kthehemi te Juventus”

Gjithashtu Veronique i ishte përgjigjur së fundmi përmes faqeve të L’Equipe edhe trajnerit të Juventus, Thiago Motta, duke sqaruar se “Rikthimi te Juventus nuk ishte një opsion i marrë në konsideratë. Kur marrim vendime, marrim përgjegjësi për to”. Mesfushori doli në fushë për herë të fundit në Europianin e fundit me fanellën e Francës: Deschamps nuk e thirri për ndeshjet e Nations League, duke e cilësuar situatën si “të sikletshme”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *