• |
ide | kryesore

Pëllumb Gjoka në Kushtetuese, kërkon pavlefshmëri të përgjimeve SKY ECC

Lajme, Të fundit
pëllumb



Përgjimet e përftuara nga aplikacioni “Sky ECC” kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për ti rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë investitorit strategjik Pëllumb Gjoka. Ky i fundit bëri padi në Kushtetuese ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve “SKY ECC”. Padia ka kaluar nga Dhoma e Këshillimit në seance publike. Pritet që brenda pak ditësh Gjykata Kushtetuese të caktojë datën e seancës.

Padia e Gjokës ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila me të dhënat e përftuara nga “SKY ECC” ka arrestuar dhe vënë nën akuzë ndërsa personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.

Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike por ende nuk ka asnjë vendimmarrje.

SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzoj ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme. Pritet që deri të martën avokatët të dorëzojnë dokumentet shtesë që ka kërkuar Kushtetuesja.


8 Comments

  1. Ky kriminel i edi rames,me mire eshte aty ku eshte se jashte do marre ate qe ka mbjellur per vite me radhe !!!!
    Gjykata kushdheluese e Partise Sociadhiliste do suportoje krimin dhe drogen,bandat dhe pushtetin e gjithanshem te edivin Krisraq kriminelit,monstres se ketij vendi te quajtur Albanistan !

    1. Cfar rendesie ka car eshte ky tipi. E vetmja gje qe ka rendesi eshte zbatimi me rigorozitet i ligjit. Ti akome do ti denosh njerezit me gjygje popullore si ne Komunizem.
      Ky tipi mbase eshte kriminel dhe meriton te varet ne litar, por denimi i tije kurrsesi nuk duhet te vije duke shkelur ligjin.
      Juve ju intereson vetem qe te denohen personat qe sipas jush kane bere krime apo korrupsion. Ju nuk ju intereson aspak zbatimi i ligjit.
      Edhe une kam deshire ta shikoj ne burg kete “Investitorin Strategjik” pasi besoj se shumica e akuzave jane te verteta, por kjo gje kurrsesi nuk duhet bere duke shkelur ligjin. Sot shkelet ligji per te denuar keta qe “e meritojne” neser shkelet ligji dhe na denojne dhe ne qe nuk kemi bere asgje.

  2. Eshte e tmerrshme si ketu tek ne nuk respektohet asnje lloje ligji. Si mund te burgosesh njerez vetem me llafet e SKY. Aq me teper qe eshte e pamundur te lidhesh userin me personin konkret. Ne nuk jetojme me ne Komunizem ku njerezit denoheshin per mendimet e tyre. Ne Demokraci duhet te denohesh vetem per veprimet qe ben.
    SKY duhet te perdoret vetem si indicje dhe denimi duhet te vije vetem bazuar ne provat e tjera. Po shkelet cdo lloj e drejte e njeriut.

  3. Nuk është vetëm sky por ka dhe prova të tjera.
    Sidoqoftë nuk janë llafe sky sepse ndryshe nuk kishin pse ta përdorin!!
    E përdornin që ato llafe të mos përgjoheshin!! Pra të fshihnin krimet!!

    1. Nese une bisedoj me ty dhe bejme plane me vra X person por nuk e realiziojme. Mbas ca ditesh ky X personi vritet nga dikush tjeter qe nuk ka lidhje fare lidhje me ne.
      Rastesisht policia merr akses tek bisedat rona per planifikimin e vrasjes. Me llogjiken tende dhe te prokurorise dhe gjykatave tona te shqyera i bie qe fajtoret e vrasjes jemi ne packa se nuk ka asnje prove.
      A te duket drejtesi ty kjo? Ligji e thote shume qarte, duhen prova reale per te denuar penalisht dike, jo vetem fjale. Keto pergjime duhet te sherbejne si indicje per te gjetur provat dhe me pas me ane te provave denohen njerezit. Keta po i denojne vetem me pergjime.

      “E përdornin që ato llafe të mos përgjoheshin!! Pra të fshihnin krimet!!”
      Keto qe thua ti jane aludime te pastra dhe nuk kane fare lidhje me provat. Drejtesia kurrsesi nuk duhet te denoje njerez ne baze te aludimeve.
      Une kam shume deshire qe keto bashke me te gjithe shoket e tyre rrasen ne burg, mundesisht te mos dalin me prej andej, por kurrsesi nuk mund te jem dakort me shkeljen flagrate te ligjit dhe te te drejtave te njeriut ne kete forme.
      ps. Sa per per te informuar ty, keta qe perdornin kete aplikacionin SKY jane idioter komplet. Profesionistet e vertete perdorin Signial apo Matrix

  4. Po avokati i tij, Manjani, tha qe ki nuk kishte telefon Skyecc…nëse nuk e ke patur tel atëhere pse do të shpallen përgjimet e paligjshme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *