• |
ide | kryesore

“Po çfarë kampionë? Jeni për vend të dhjetë”: fjalimi surreal i Conte në dhomat e zhveshjes së Napolit

Sport
Conte



Në futboll, dihet, ka të bëjë gjithcka me motivimin e kur vjen puna këtu, Antonio Conte është një nga më të mirët. Versionin e fundit të teknikut leçez e ka rrëfyer gazetari i CalcioNapoli24, Umberto Chiariello. Sipas asaj që ka treguar ai Conte i ka mbajtur një fjalim lojtarëve të tij të rinj të Napolit, sapo i pati të gjithë në dhomat e zhveshjes.

CONTE “ÇMONTON” LOJTARËT E NAPOLIT

Prapaskena e treguar nga Chiariello është një fjalim i mbajtur nga Antonio Conte në javët e para të punës së tij te Napoli. Detyra e tij është të ringjallë ekipin, pas vendit të dhjetë të bujshëm sezonin e kaluar. Trajneri puliez vendosi që duhej çrrënjosur ideja e kampionëve të Italisë dhe për këtë mbajti një fjalim.

Lexo më tejConte nuk fal: ‘heq qafe’ 6 lojtarë pasi i pa në grumbullim në Dimaro

Chiariello e ritregon: “Më rrëfyen një histori të asaj që Conte u tha lojtarëve në dhomat e zhveshjes kur mbërriti. Antonio i tha ekipit: “Ju jeni kampionë sepse fituat një titull, por kampionët janë ata që fitojnë dhe vazhdojnë të fitojnë. Jo ata që fitojnë dhe përfundojnë në vendin e dhjetë. Nëse fitoni dhe pastaj përfundoni të dhjetët, atëherë jeni për vendin e dhjetë dhe jo më kampionë”.

Duke marrë parasysh që pas katër javësh Napoli i teknikut Conte është i vetëm i pari në renditje, të bën të mendosh se trajneri është futur në kokën e lojtarëve të tij dhe arriti t’u nxirrte atyre jashtë dëshirën për të fituar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *