• |
ide | kryesore

Skandali te Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gashi



Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë më datë 18 shtator vendimin për masën e sigurisë për mjekun e Onkologjikut, Edmond Gashi dhe të dyshuarve të tjerë, Brikena Qirjazi, Halil Gashi dhe Florian Marku.

Në Apelin e GJKKO Gashi dhe të tjerët kërkuan zëvendësimin e masave përkatëse të sigurisë, me më të buta. Kështu, Edmond Gashi bëhet me dije se ka kërkuar që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak. Mjeku Gashi ka qenë i shoqëruar nga avokatja mbrojtëse Xhoi Nela.

Hetimi në SPAK është regjistruar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë e ilaçeve”.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

Lexo më tej: “Mos u thoni pacientëve se s’ka ilaçe për kimion!”, gazetari publikon mesazhet e mjekëve të Onkologjikut 


3 Comments

  1. Tani me leket e gjynahqareve do paguhet gjykatesi te lere te lire grabitqarin kriminel te onkologjikut. Zot na ndihmo ne kete perversitet social..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *