• |
ide | kryesore

Të ngrira për shkak të mikrokredive/ Zhbllokohen mijëra llogari në 11 banka

Arkiva, Lajme, Të fundit
llogari



Mijëra llogari bankare në 11 banka tregtare në Shqipëri janë liruar nga sekuestroja. Ato ishin të ngrira për llogari të institucioneve jobanka “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Vendimi për heqjen e sekuestros është kërkuar nga Prokuroria në fund të muajit gusht dhe është ekzekutuar nga bankat disa ditë më vonë. Vendimi i është përcjellë bankave, me kërkesën për të dërguar informacionin për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

“Që të mos vazhdojnë pasojat e veprave penale ndaj qytetarëve… kërkojmë nga ana Juaj heqjen e sekuestrove të vendosura mbi llogaritë e të gjithë qytetarëve, nga përmbaruesit të cilëve u është hequr licenca….Lista e emrave të qytetarëve që do t’u hiqet sekuestrimi i llogarive bankare të na dërgohet, me qëllim që në vazhdim të kryhen verifikimet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara”, – shkruan prokuroria.

Llogaritë ishin bllokuar nga përmbaruesit e kontraktuar nga dy MCA dhe Final, të cilat akuzohen për mashtrim të mijëra klientëve, të cilët ishin debitorë në banka, por që më pas u shtrënguan të merrnin kredi të reja, me norma interesi përtej logjikës së borxhit.


2 Comments

  1. Ka shkruar ai Bollinoja nje artikull- Në 500 faqet e SPAK një radiografi e frikshme mbi sistemin korruptiv të familjes Berisha: artikull i tnerrshem… sidomos ca rreshta aty . Iu bej thirrje te gjithe demokratet e vertet ta bojkotojne ate artikull

  2. Lexoni kete artikullin tjeter- Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës
    Shume artikull i mire dhe edukativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *