• |
ide | kryesore

Video/ Gafë e Skënderbeut në fund, Itodo i jep Dajës fitoren e parë: “Këta djem nuk dorëzohen”

Sport, Video
Itodo



Fitorja e parë e Dinamos me teknikun Ilir Daja në pankinë. Kryeqytetasit kanë mposhtur 2-1 Skënderbeun, në javën e 5-të të Superiores, me një gol të vonë nga Itodo Mandela. Një gabim i prapavijës korçare në minutën e 90′ i kushtoi humbjen Gvozdenovic.

Pas barazimit në derbi, nëndetësja e nisi vrullshëm përsëri takimin dhe mori avantazhin që në minutën e 6′. Baton Zabërgja mposhti portierin Alia, duke i dhënë bluve startin e duhur të ndeshjes. E megjithatë Dinamo nuk e shfrytëzoi momentin për të mbyllur ndeshjen. Rashica ekuilibroi rezultatin me penallti në fillimin e pjesës së dytë dhe vetëm një gafë e prapavijës së Skënderbeut lejoi Itodo të vendoste sfidën, duke entuziazmuar teknikun Daja.

“Unë e thashë dhe në derbin me Partizanin që koha e pakët do na ndikonte probleme në manovër – sqaroi tekniku -. Kjo plotësohet me mentalitetin që kanë çunat që nuk dorëzohen. Pas barazimit me Partizanin, kjo fitore u shkon çunave. Dëshira dhe mentaliteti bëjnë që edhe problemet të sfumohen. Na duhej ky 3 pikësh për qetësi. E përsëris për herë të dytë që fitorja i shkon lojtarëve të mi”.

Skënderbeu gjeti forcat pas disavantazhit dhe barazoi rezultatin me penalltinë e Rashicës në minutën e 54′. Një ndeshje që po dukej e destinuar të ndahej në pikë, por për fatin e keq të miqve Ramos gaboi rivënien duke nisur aksionin e dinamovitëve të finalizuar nga Itodo Mandela.

“Sot jam shumë i mërzitur – tha Ivan Gvozdenovic -. Goli i dytë erdhi nga një moment, nga një gabim i Ramos. Pastaj humbi topin, ata reaguan më shpejt nga anësorja dhe nuk ishim vendosur mirë dhe se mendonim që do humbnim topin në atë zonë. Ishte e vështirë në atë zonë. Megjithatë do vazhdojmë punën tonë”. Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 7pikëve në vendin e 5-të. Skënderbeu zbret në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë pas 5 ndeshjesh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *