• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e autorit të ngjarjes në Malësinë e Madhe: Më rrahën nipin

Lajme, Të fundit



Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë e e 15 shtatorit teksa u qëlluan me armë zjarri shtetasit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, të dy tashmë jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, shtetasi Lul Rakaj i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes ka dhënë dëshminë e tij në policinë vendore të Shkodrës. Ndaj tij policia ka referuar veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. 38 vjeçari deklaroi se ka qëlluar në drejtim të dy shtetasve pas një konflikti që ka patur nipi i tij dhe duke dyshuar se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj ishin të armatosur.

“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij i arrestuari Lul Rakaj.

Lul Rakaj në vitin 2004 ka vrarë shtetasin Kolë Gjokaj duke u hakmarrë për babain e tij të vrarë nga vëllai i Kolë Gjokaj më përpara. Pas afro 15 vitesh burg Lul Rakaj u lirua duke u përfshirë në këtë tenativë vrasje me dy të plagosur.


1 Comment

  1. Mungesa e shtetit normalisht qe con ne probleme te tilla.
    Po denoheshin sipas ligjit personat qe bene rrahjen atehere ngjarja nuk do precipitonte ne menyre te tille.
    Ne jemi te destinuar te ngelemi ne mesjete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *