• |
ide | kryesore

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji/ Spak kërkon 7 vite burg për Ramazan Rrajën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim kushtesht për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Sipas prokurorisë ata nga gushti i 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kane siguruar armët dhe automjetet për të kryer vrasjen.

Po ashtu kanë siguruar kushtet për të kryer eleminimin e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos, edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019.

SPAK kërkon dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim ne aplikim te gjykimit te shkurtuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Konkretisht për personat e tjerë, SPAK kërkon:

Genti Nderjaku dënim me 9 vite burg i ulet 1/3 përfundimisht 6 vite burg
Bashkim Haxhia 8 vite burg me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Endrit Sinani 7 vite e 6 muaj burg ulje e 1/3 përfundimisht me 5 vite burg
Julian Pjetri 7 vite e 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht në 5 vite burg


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *