• |
ide | kryesore

Emri/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

Lajme, Të fundit



Zyra Islamaj do të jetë kryetarja e re e komanduar e bashkisë së Tropojës. Rexhë Byberi ia ka deleguar detyrën nënkryetares, pasi vetë ndodhet në arrest shtëpie se ka miratuar nisjen e punimeve të një rruge pa projekt zbatimi dhe pa preventive, por vetëm me një projekt ide.

Sipas hetimeve të SPAK, në kundërshtim me ligjin, Byberi bashkë me nënkryetarin e kësaj Bashkie, kanë miratuar, “një projekt idenë e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, nga ku rezulton se është miratuar në parim Projekt ideja për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2km, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Sipas vendimit, këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore. Konkretisht për kryerjen e punimeve në bazë të VKM-së 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *