• |
ide | kryesore

Kujdes me aplikacionin Plinko! Paralajmërimi i policisë për vjedhjen e llogarive bankare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kenë kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit ‘Plinko’ pasi kohët e fundit në rrjete sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para.

Sipas policisë që këto lojëra të bëhen më të besueshme përdoren njerëz të famshëm që në fakt është mashtrim.

Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare, një skemë për marrjen e të dhënave nga të cilat mund të merren shuma monetare.

Ky aplikacion i përdorur kryeisht nga nxënësit me qëllim për të fituar para, Policia u bën thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm dhe mos të lejojnë fëmijët e tyre të përdorin këtë aplikacion.

Njoftimi i Policisë

Apel për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”❌

Kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para.

Për ta bërë të besueshme, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.

Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.

Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria juaj.

❌MOS JEPNI TË DHENA PERSONALE!

❌MOS JEPNI TË DHËNA TË LLOGARIVE BANKARE!


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *