• |
ide | kryesore

Liderët globalë të telekomunikacionit bashkojnë forcat për të reformuar industrinë përmes API-ve të rrjetit

Lajme, Të fundit



Më datë 13 shtator, disa nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit në botë, duke përfshirë América Móvil, AT&T, Bharti Airtel, Deutsche Telekom, Orange, Reliance Jio, Singtel, Telefonica, Telstra, T-Mobile, Verizon dhe Vodafone, së bashku me Ericsson, njoftuan për një nismë të re për të kombinuar e shitur në shkallë globale API-të e rrjetit (Application Programming Interfaces Ndërfaqet eProgramimit Aplikacioneve). Kjo do të nxi më tej inovacionin në shërbimet dixhitale. Pjesë e marrëveshjes historike është edhe themelimi i një kompanie, e cila do të krijojë mundësi të reja monetizimi për industrinë.

API-të e rrjetit shërbejnë për të pasur qasje, për të përdorur e paguar lehtësisht për kapacitetet e rrjetit. Nisma do të ndihmojë në implementimin dhe aksesin ndaj API-ve të përbashkëta nga shumë ofrues të shërbimeve të telekomunikacionit, duke krijuar kështu një ekosistem më të gjerë të platformave të zhvilluesve.

Rrjetet moderne të telefonisë mobile kanë kapacitete të avancuara dhe inteligjente, të cilat historikisht kanë qenë të paarritshme për zhvilluesit. Për më tepër, këta të fundit ekanë pasur të vështirë të integrojnë kapacitetet e ndryshme të qindra operatorëve individualë të telekomunikacionit. Kompania e sapoformuar do të kombinojë API-të e rrjetit në nivel global, me vizionin që aplikacionet e reja të funksionojnë kudo dhe në çdo rrjet, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë për zhvilluesit të inovojnë.

Margherita Della Valle, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit Vodafone, tha se: “API-të e rrjetit po reformojnë industrinë tonë. Ky partneritet do t’iu mundësojë bizneseve ezhvilluesve të përdorin fuqinë kolektive të rrjeteve tona globale, për të zhvilluar aplikacione që nxisin rritjen, krijojnë vende pune dhe përmirësojnë shërbimet publike. Ashtu si 4G-ja dhe telefonët smart i bënë aplikacionet pjesë integrale të jetës sonë të përditshme, ashtu edhe fuqia e rrjetit tonë 5G do të stimulojë valën e ardhshme të shërbimeve dixhitale.

Kapacitetet e avancuara të rrjetit do të hapin kufirin e ardhshëm në zhvillimin e aplikacioneve dhe do të fuqizojnë zhvilluesit t’i përdorin ato në shumë sektorë si verifikimi imashtrimit për transaksionet financiare dhe aftësinë për të kontrolluar statusin e pajisjes që ofruesit e transmetimit të mund të rregullojnë në mënyrë dinamike cilësinë e videos.

Operatorë të tjerë të telekomunikacionit inkurajohen të bashkohen me kompaninë e re, duke nxitur më tej industrinë dhe përvojën e zhvilluesve dhe duke lejuar të gjithë pjesëmarrësit të përfitojnë nga një mundësi e re për të siguruar të ardhura, si operatori i telekomunikacionit Three Sweden (Hi3G Access), i cili është tashmë në diskutime për t’iu bashkuar nismës.

Mbyllja e transaksionit pritet të ndodhë në fillim të vitit 2025, në varësi të miratimeve rregullatore dhe kushteve të tjera. Pas mbylljes së transaksionit, kompania Ericsson do të zotërojë 50% të kapitalit në sipërmarrje, ndërsa ofruesit e telekomunikacionit do të zotërojnë 50% në total.

Si gjithmonë Vodafone mbetet pioner i zhvillimeve të mëdha teknologjike, gjithmonë i hapur ndaj çdo lëvizjeje që kontribuon në reformimin dhe rritjen e industrisë së telekomunikacionit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *