• |
ide | kryesore

Manchester United, buxheti alarmon pronarët: vendimi drastik i klubit godet… punonjësit

Sport
United



Vitet e fundit, Manchester United na ka mësuar me shpenzime të çmendura në tregun e transferimeve dhe paga faraonike të garantuara për lojtarët e tyre. E gjithë kjo për të fituar vetëm një dy kupa kombëtare në sezonet e fundit. Shumë pak për të justifikuar shpenzimet financiare të këtyre përmasave, të cilat në mënyrë të pashmangshme e çojnë buxhetin e klubit të jetë me të kuqe gjatë gjithë kohës.

Humbjet, vetëm në sezonin e fundit, arritën në 135 milionë paund, një shifër e konsiderueshme që e detyron klubin të shkurtojë shpenzimet në një farë mënyre. E çfarë menduan të bënin drejtuesit e Djajve të Kuq në përpjekje për të frenuar kostot? Evitimin e blerjeve milionere? Të ndalonin së dhëni paga të përbindshme për lojtarët jo të nivelit të parë? Asgjë nga këto: fokusi i Calcio e Finanza nxjerr në pah sesi klubi me bazë në Old Trafford ka marrë vendimin për të rikuperuar paratë duke shkurtuar… punonjësit e tij.

MAN UTD HEQ NGA PUNA 250 PERSONA

Në botën e biznesit quhet “transformim i korporatës”, por në praktikë është largimi me shumicë i atyre që janë më pak të kushtueshëm për nga shpenzimet, punonjësit. Manchester United, për të frenuar shpenzimet, në fakt ka vendosur të nisë një fushatë largimi nga puna e cila do të përfshijë deri në 250 punonjës.

SHKRUAN CALCIO E FINANZA:

“Klubi pret të realizojë kursime vjetore prej rreth 40-45 milionë £ (rreth 47 dhe 53 milionë euro, me kursin aktual të këmbimit), pa kostot e zbatimit prej 10 milionë paund. Për shkak të kohës dhe detyrimeve të tjera kontraktuale, klubi parashikon të realizojë këto kursime në vitet fiskale 2025 dhe 2026”.

Lexo më tejZyrtare/ De Ligt e Mazraoui te Manchester United: Ten Hag i kthehet gardës së vjetër të ‘shigjetarëve’

“United ka nisur një plan transformimi biznesi për të zhbllokuar efikasitetin operativ me qëllimin përfundimtar për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare dhe për të maksimalizuar burimet në dispozicion për të përmirësuar operacionet e futbollit. Buxheti 2023/24 i klubit u mbyll me të kuqe, me 135 milionë humbje për Djajtë e Kuq. E në përgjithësi, në pesë vitet e fundit, klubi anglez ka regjistruar humbje prej mbi 370 milionë paund”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *