• |
ide | kryesore

Mandati i Xhaçkës, debat në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi-Spiropalit: E hodhët në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Me debate ka nisur mbledhja e Konferencës së kryetarëve dhe shkak është bërë mandati i deputetes Olta Xhaçka.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament, seancën e kaluar.

Ndër të tjera, ai u shpreh se me opinionin që pritet të merret nga Komisioni i Venecias, synohet shpëtimi i mandatit të Xhaçkës, me procedurë.

“Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykates Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykaten Kushtetuese, duke minuar ne kete menyre edhe bashkëjetesën me opoziten. Ne i jemi referuar kushtetutes dhe drejtesise per ceshtjen e mandatit te Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar kete te drejtë dhe keni grisur vendiemt e Gjykates Kushtetuese. Venecia eshte organ keshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrezon gjith poropaganden tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni te hapur. Kjo eshte propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyren. Nuk ka ndodhur kurre qe kuvendi te mos zbatoj nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj qe ta miratonit me shpejtesi pasi nuk ka kohe ne dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon te shpetoje mandatin me procedure. Ketu nuk ka te beje me Individin pasi per ne iken nje Xhacke dhe vjen nje tjeter, këtu ka te beje me parimet kushtetuese”, tha Bardhi.

Një replikë për këtë çështje ka patur dhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, i cili deklaroi se e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Xhaçka.

Ai shtoi se një opinion nga Komisiomni i Vencias do t’u vlente të gjithëve.


1 Comment

  1. Ah, c’na cane koken keta te non-grates, kushtetuesja, kushtetuesja, u ka mbetur ora tek Xhacka

    PS dhe Rama i di me mire se kushtetuesja keto pune, pastaj populli na ka votuar ne dhe jo

    kushtetuesen. kur te vini ju ne pushtet beni kushtetuesen tuaj por deri atehere jemi ne qe vendosim

    se kur duhet zbatuar vendimi i GJK e kur jo. Ju as ju japim llogari as pjerdhim per ju.

    Pritni sa te vijne zgjedhjet se nuk do tu leme te merrni as 10 depudet, bile edhe aq per meshire

    se nuk do tu kishim lene fare.

    Ju s\jeni te zotet te nzirrni kryetarin e partise nga arresti qe i ka bere kryetari jone, e paskeni

    mundesi te nzirrni Zhacken nga parlamenti. O pika qe su bie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *