• |
ide | kryesore

Mbajti fjalimin e parë në Parlamentin Europian, Beleri: Shqipëria po i largohet Europës

Lajme, Të fundit



Eurodeputeti i Demokracisë së Re, partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e tij të parë në seancën e Parlamentit Europian që po zhvillon punimet në Strasburg. Beleri tha se i drejtohej me emocion të madh institucionit europian, vendosmëria e të cilit sipas tij, u tregua kur ai doli nga burgu ku qëndroi 16 muaj.

Ai shtoi se ishte aty si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane. Gjithashtu Beleri tha se Shqipëria po largohet vazhdimisht nga parimet evropiane, në vend që të afrohet me të. Sipas tij, situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” për themelet e një shteti demokratik.

“Me emocion të madh i drejtohem për herë të parë Parlamentit tonë Europian, një institucion, vendosmëria e të cilit u tregua kur unë dola nga burgu, ku qëndrova për 16 muaj. Sot, unë jam këtu si një eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane.

Por, për fat të keq, ky vend po largohet vazhdimisht nga parimet evropiane, në vend që të afrohet me të. Situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” për themelet e një shteti demokratik. Kjo ndodhi edhe me reformën në drejtësi të financuar, edhe nga burimet europiane”, tha Beleri.

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit.


8 Comments

      1. Te lumte goja o burre trim. Nxijua faqen sic e meritojne komunistet e pushtetit!! po thuaj qe ata ne Bruksel i ke transgender te se majtes

  1. Me se fundi pak shprese qe realiteti i mjerimit ne Shqiperi do percillet me objektivitet ne parlamentin europian. Kembanat kane kohe qe bien

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *